Aplikacione

Publikohet ‘Multiview’ për YouTube TV


YouTube zyrtarisht po publikon Multiview për YouTube TV, pas një periudhe testimesh.

Multiview në YouTube TV ka qenë në fazën e testimi që nga marsi, duke u përdorur kryesisht për përmbajtje sportive, por më vonë u shtuan edhe përmbajtje të tjera.

Tani, YouTube është gati për t’i dhënë këtë mundësi abonentëve të WNBA League Pass, para sezonit të ardhshëm të NF.

YouTube TV Multiview

Megjithatë, ka disa kufizime në përdorimin e Multiview. Aplikacioni i YouTube-s në telefona dhe web ende nuk mbështet këtë veçori të re. Një kufizim tjetër është se YouTube ende organizon përmbajtjen e disponueshme në Multiview, në vend që të lejojë përdoruesit të zgjedhin vetëm lojërat e sakta që i interesojnë.

Por ky ndryshim do të sigurojë një përvojë të përmirësuar.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore