Të tjera

Publikohet kalendari i MotoGP për vitin 2021


MotoGP ka publikuar kalendarin e garave për vitin 2021. Në total janë 20 gara, të ndara në vende të ndryshme dhe tre rezerva.

Fillimisht do të ketë tre teste, i pari në 19 shkurt, në “Sepang International Circuit” në Malajzi, testi i dytë do të mbahet në 10 mars në “Losail International Circuit” në Katar dhe në 16 mars në “Circuito de Jerez – Angel Nieto” në Spanjë do të jetë testi i tretë.

Garat zyrtare, të Çmimeve të Mëdha do të fillojnë në 28 mars në “Losail International Circuit” të Katarit, më pas në 11 prill në “Termas de Rio Hondo” në Argjentinë.

Çmimi i Madh i Amerikës do të mbahet në 18 prill në “Circuit Of The Americas”.

Në Spanjë në 2 maj, në “Circuito de Jerez – Angel Nieto” do të mbahet Çmimi i Madh i Spanjës.

Në 16 maj do të mbahet Çmimi i Madh i Francës në “Le Mans”. Çmimi i Madh i Italisë do të mbahet në 30 maj, në “Autodromo Internazionale del Mugello”.

Në 6 qeshor, mbahet Çmimi i Madh i Katalonjës, në “Circuit de Barcelona-Catalunya”. Në 20 qeshor, Çmimi i Madh i Gjermanisë, në “Sachsenring”. Në 27 qeshor, Çmimi i Madh i Holandës, në “TT Circuit Assen”.

Çmimi i Madh i Finlandës do të mbahet në 11 korrik, në “KymiRing”. Në Austri, Çmimi i Madh do të mbahet në 15 gusht, në “Red Bull Ring – Spielberg”. Po në gusht, në datën 29 të këtij muaji do të mbahet edhe Çmimi i Britanisë së Madhe, në “Silverstone Circuit”.

Në 12 shtator do të mbahet tjetër Çmimi i Madh i Spanjës, në “MotorLand Aragón”. Në 19 shtator do të mbahet Çmimi i Madh i San Marinos, në “Misano World Circuit Marco Simoncelli”.

Japonia do ta mbajë Çmimin e Madh të saj në 3 tetor, në “Twin Ring Motegi”. Në 10 tetor do të jetë Çmimi i Madh i Tajlandës, në “Chang International Circuit”.

Në 24 tetor është Çmimi i Madh i Australisë, në “Phillip Island”. Në 31 tetor do të mbahet Çmimi i Madh i Malajzisë, në “Sepang International Circuit” dhe në 14 nëntor do të mbahet Çmimi i Madh i Valencias në Spanjë, në “Circuit Ricardo Tormo”./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore