Përballje

PSG triumfon me vështirësi kundër Lorient-it


Ndeshja e parë e së dielës në Ligue 1, mes Lorient-it dhe PSG-së përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 1:2.

Dueli ishte plotësisht i dominuar nga mysafirët, por e këshin të vështirë të gjenin golat.

Gjithçka filloi mirë për PSG-në, pasi shënuan në minutën e nëntë me anë të Neymar.

Por, pavarësisht rasteve të shumta, pjesa e parë u mbyll me epërsi minimale për mysafirët.

Në pjesën e dytë, në minutën e 53-të, Moffi gjeti golin e barazimit për Lorient.

Por, në minutën e 81-të, Danilo Pereira i dha fitoren parisienëve, pas asistimit të Neymar.

Kujtojmë se Lionel Messi nuk e luajti këtë ndeshje, pasi është duke u përgatitur për Kupën e Botës.

PSG radhiten në pozitën e parë me 38 pikë, ndërsa Lorient janë në vendin e katërt me 27 pikë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore