Sport

PSG nuk dorëzohet për transferimin e Skriniar


Milan Skriniar është një nga temat më të nxehta tek Inter-i. Mbrojtësit sllovak i skadon kontrata me klubin italian në qershorin e ardhshëm, derisa ende nuk ka asnjë hap lidhur me rinovimin e saj.

Pikërisht këtë ngecje kërkojnë ta shfrytëzojnë drejtuesit e Paris Saint-Germain, për ta transferuar qendërmbrojtësin në ekipin e tyre.

Skriniar ishte afër transferimit në Paris në verën e kaluar, por në orët e fundit të afatit kalimtar ai vendosi të qëndronte akoma në qytetin e Milanos.

Megjithatë, tani gjërat duken më ndryshe, derisa media të shumta në Itali raportojnë se marrëveshja mes palëve është ende larg.

Ndërkaq, te PSG-ja janë gati t’i ofrojnë kontratë prej rreth 10 milionë euro në vit, që është më e lartë se ajo që i ofron Interi.

Mbetet të shihet në orët në vazhdim se a do të qëndrojë ai në Inter, apo do të transferohet në Ligue 1.

Vlen të ceket se në afatin kalimtar të kaluar, Inter-i kishte refuzuar mbi 60 milionë euro për shërbimet e Skriniar-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore