Kosova

PSD: Politika e Kurtit ‘riciklim i mendësisë së vjetër’


Aktivistët e Partisë Socialdemokrate (PSD), mbajtën një aksion, kundër politikave të kryetarit te Lëvizjes Vetëvendosja (LVV), Albin Kurti, ditën e martë, në Katedralen “Nënë Tereza”, Prishtinë. Ata vendosën fytyrën e Kurtit, në një kontenjer për riciklim të mbeturinave, pranë rrugës “Xhorxh Bush”.

Ata kanë mbajtur në duar një pankartë me fytyrën e Kurtit, ku shkruhej “recycle Bin”, ndryshe “shpota riciklimit”.

Sipas tyre figura e Kurtit, nuk përbën politikë të re të ndryshimit, por ‘riciklim të mendësisë së vjetër’.

“Riciklimi i politikës dhe politikanëve është ruajtje e konservim i gjendjes aktuale përmes iluzionit të ndryshimit”. 

Aktivisti, Drilon Pireva, deklaroi se ky aksion ka të bëjë me aderimet e fundit nëpër parti, sidomos LVV-ja. Sipas tij shumë persona, që janë në listat e partive politike, rezultojnë me akuza.

“Leninistë, erdoganistë dhe shumë kategori të tjera ishin në listën e tyre për shkak se është bë qorbë ideologjie e që kapakun ia mban lideri suprem, e i cili siç po vërehet është ekspert i reciklimit”.

Ky aksion po vëzhgohet nga forcat e Policisë së Kosovës.

PSD-ja, ka mbajtur një aksion javën e kaluar, para Stacionit Qendror të Policisë së Kosovës, lidhur me tubimet e partive politike dhe mosrespektimin e masave anti-Covid. Në këtë aksion janë arrestuar pothuajse të gjithë aktivistët që kanë qenë pjesë e aksionit. Përfshirë dhe kryetarin, Dardan Molliqaj. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore