Kosova

Kosovë: Arrestohet kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj


Gjatë një proteste, këtë te martë, u arrestua kryetari i Partisë Social Demokrate (PSD), Dardan Molliqaj. Protesta u organizua para institucionit të Policisë së Kosovës,

Mësohet se Molliqaj po protestonte bashkë me simpatizantë të PSD-së. Një ndër protestuesit, Nol Nushi, deklaroi se kjo ishte një protestë kundër politikanëve që po i shkelin masat anti-Covid, dhe nuk po dënohen. E kundërta ndodh për qytetarët e vendit.

“Për partitë tubime, për qytetarët dënime’’, ishte motoja e simpatizantëve të partisë së Molliqajt.

13 prej protestuesve, tashmë janë arrestuar së bashku me kryetarin.

Kjo nuk është hera e parë që Molliqaj arrestohet. Ai ishte arrestuar edhe herë të tjera sa ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Molliqaj është burri i ish-ministres së Arsimit të Shqipërisë, Besa Shahini. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore