Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën u takua me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield.
Takimin fillimisht e njoftoi Osmani, ndërsa Thomas-Greenfield, të mërkurën, nëpërmjet një komunikate për media, ka potencuar se në takim ka theksuar rëndësinë e qetësisë në Veri të Kosovës sidomos për stabilitetin e rajonit.
“Ambasadorja Thomas-Greenfield nënvizoi partneritetin e fortë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës për një sërë çështjesh. Ambasadorja theksoi rëndësinë e qetësisë në Veri të Kosovës për stabilizimin e rajonit”, thuhet në komunikatë.
Ndërkaq Osmani ka theksuar se ka diskutuar me diplomaten amerikane mbi zhvillimet e sigurisë në rajon dhe mbështetjen e SHBA-ve për Kosovën në skenën ndërkombëtare.
“Gjithmonë kam kënaqësi të takoj, Linda Thomas Greenfield, një mbështetëse e vendosur e vendit tonë, e angazhuar me të vërtetë për avancimin e partneritet mes Kosovës dhe SHBA-ve”, ka shkruar Osmani në platformën sociale, X.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mexhiti: Po punojmë çdo ditë që ish ushtari i UÇK-së të lirohet
-
LDK-ja pranon ftesën e Osmanit për diskutimin e datës së zgjedhjeve
-
Elshani për garën e kërcimit në Ujman: Për ne është detyrë, dikush mund ta shoh si provokim
-
KFOR: Kemi patrullime të rregullta në kufirin me Serbinë për siguri dhe stabilitet