Lajme

Protestat në Kanada: Policia fillon të arrestojë protestuesit në Ottawa


Policia në Ottawa, Kanada ka nisur arrestimet e protestuesve të cilët prej tre javësh po demostronin kundër mandatit të vaksinave.

Operacioni filloi herët në mëngjes të së premtes në qendër të Ottawa-ës me policinë që tha se disa protestues u dorëzuan.

Ai vjen disa ditë pasi qeveria federale thirri Aktin e Emergjencave për të shtypur demonstratat.

Një grup protestuesish kanë mbetur në qytet në kundërshtim me urdhrat për t’u larguar.

Më herët policia arrestoi dy drejtues të autokolonës së kamionistëve. Tamara Lich dhe Chris Barber u akuzuan të dy për keqtrajtim. Barber gjithashtu përballet me një akuzë pengimi.

Policia e Ottawa-ës ngriti pothuajse 100 pika kontrolli policie rreth zonës kryesore të protestës të enjten, dhe një zonë të madhe biznesi dhe banimi në qendër të qytetit për të parandaluar hyrjen e më shumë protestuesve në zonë.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau

Dhoma e Komunave dhe Senati i Kanadasë anuluan seancat e së premtes për shkak të veprimeve të policisë që rrethuan ndërtesat e parlamentit.

Parlamentarët ishin planifikuar të debatonin mbi vendimin e kryeministrit Justin Trudeau për të thirrur ligjin e emergjencave të pa përdorur më parë.

Ligji i jep qeverisë kompetenca të shtuara në kohë krize dhe është përdorur për të vendosur ndalime të tubimeve publike në disa zona të Ottawa-ës dhe ka ndaluar udhëtimin në zonën e protestës, ndër masat e tjera.

Ajo që filloi në fund të janarit kur një autokolonë kamionësh u nis për në Ottawa për të kundërshtuar një mandat vaksinash për kamionistët që kalonin kufirin SHBA-Kanada, u shndërrua në një kundërshtim më të gjerë ndaj kufizimeve pandemike dhe qeverisë së Trudeau-t, me protesta mbështetëse në të gjithë vendin.

Autoritetet fundjavën e kaluar pastruan bllokadën më të dëmshme ekonomikisht – të një ure që lidh Windsor, Ontario, me shtetin amerikan të Michigan-it.

Protestat e kamionistëve në pikat e tjera kufitare në Coutts, Alberta dhe Emerson, Manitoba, përfunduan këtë javë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore