Lajme

Protesta në Kanada: Policia arreston drejtuesit e autokolonës së kamionistëve


Policia në Ottawa ka arrestuar dy drejtues të autokolonës së kamionistëve në kryeqytetin kanadez ndërsa po lëviznin për të shkatërruar bastionin e fundit të protestave kundër rregullave të vendit për mos përhapjen e COVID-19.

Autoritetet kanë pastruar tashmë protestat e tjera të vendosura në pikat kufitare. Kjo ka ardhur një ditë pasi Kanadaja thirri një ligj emergjence për herë të parë.

Akti i Emergjencave i thirrur nga kryeministri Justin Trudeau të hënën vendos ndalime për tubimet publike në disa zona, ndër masat e tjera.

Demonstruesit e Ottawa-ës – shumë të parkuar në rreth 400 kamionë të rëndë dhe automjete të tjera në rrugët e qytetit përreth Parlamentit – janë paralajmëruar se do të përballen me arrestimin, si dhe sekuestrimin e kamionëve, pezullimin e sigurimit dhe ngrirjen e llogarive bankare.

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau.

Policia thotë se po punon gjithashtu me agjencitë e mirëqenies së fëmijëve për të rregulluar mënyrën e largimit të fëmijëve të protestuesve nga vendi përpara se autoritetet të hyjnë brenda.

Autoritetet fundjavën e kaluar pastruan bllokadën më të dëmshme ekonomikishttë një ure që lidh Windsor, Ontario, me shtetin amerikan të Michigan-it. Protestat e kamionistëve në pikat e tjera kufitare në Coutts, Alberta dhe Emerson, Manitoba, përfunduan këtë javë.

Policia e Ottawa-ës ka ngritur pothuajse 100 pika kontrolli policore rreth zonës kryesore të protestës dhe një lagje të madhe biznesi dhe banimi në qendër të qytetit.

Lëvizja vjen përpara fundjavës, kur një grupi kryesor protestuesish që qëndrojnë gjatë javës zakonisht i bashkohen mijëra demonstrues të tjerë në rrugët e kryeqytetit.

Të enjten, kryeministri Trudeau mbrojti përdorimin nga qeveria e tij të Aktit të Emergjencave në Dhomën e Komunave, duke thënë se protestat kërcënojnë ekonominë kombëtare, sigurinë publike dhe marrëdhëniet me SHBA-të.

Politikanët e opozitës akuzuan Trudeau-n për ndezjen e një situate tashmë të tensionuar. Përdorimi i ligjit është një “situatë e paprecedentë”, tha udhëheqësja konservatore Candice Bergen.

Shoqata Kanadeze për Liritë Civile tha të enjten se do ta çonte qeverinë në gjykatë për “masat e saj ekstreme”.

Protestat filluan me një autokolonë kamionësh që shkonte në Ottawa për të kundërshtuar një mandat vaksinash për kamionistët që kalonin kufirin SHBA-Kanada, por përfundimisht u kthyen në një kundërshtim më të gjerë ndaj kufizimeve pandemike dhe qeverisë së Trudeau-t.

Mbrojtësit e “Kolonës së Lirisë” po akuzojnë Trudeau-n se ka njollosur demonstratën e tyre paqësore, ndërsa ka injoruar një sulm të dhunshëm nga aktivistët mjedisorë kudo në vend të enjten.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore