Lajme

“Prokurorisë dhe gjyqësorit iu ra efikasiteti në luftën ndaj korrupsionit”, thonë nga Lëvizja FOL


Lëvizja FOL.

Lëvizja FOL ka publikuar raportin “Performanca e sistemit prokurorial dhe gjyqësor në zgjidhjen e lëndëve të korrupsionit gjatë vitit 2022”, në të cilin është bazuar në të dhëna statistikore zyrtare nga Këshilli Gjyqësor të Kosovës (KGJK) dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK).

Albana Hasani nga kjo Lëvizje ka thënë se bazuar në të dhënat dhe krahasimet që i kanë bërë me vitin 2021, në vitin 2022 sistemit prokurorial dhe atij gjyqësor iu ka rënë efikasiteti në trajtimin e lëndëve të korrupsionit.

“Shkalla e parë e sistemit prokurorial ka pasur në punë 953 lëndë të korrupsionit prej tyre 393 lëndë kanë qenë të bartura dhe 560 kanë qenë të reja. Nga këto lëndë ka arritur të zgjidhë vetëm 430 lëndë. Këto shifra tregojnë se shkalla e parë ka arritur të zgjidhë më pak lëndë të korrupsionit më 2022 sesa më 2021”.

“263 aktakuza për korrupsion janë ngritur gjatë vitit 2022, ndërsa 351 aktakuza janë ngritur në vitin 2021”, ka thënë Hasani.

Raporti i Lëvizjes FOL.

Sipas saj, Prokuroria me rezultatet më të mira për lëndë të korrupsionit në aspektin kuantitativ ka qenë Prokuroria Themelore në Gjilan, ndërsa me rezultatet më të dobëta ka qenë Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

Teksa kanë paraqitur edhe të dhëna për sistemin gjyqësor.

“Shkalla e parë e sistemit gjyqësor ka pasur në punë 268 lëndë të korrupsionit, numër që ka pasuar ulje për 20 për qind prej vitit të kaluara. 51 për qind e lëndëve kanë qenë të bartura. Nga këto lëndë janë zgjidhur vetëm 81, ndërsa 184 lëndët janë bartur për vitin 2023”.

Raporti i Lëvizjes FOL.

“42 persona janë dënuar me burgim, 22 me kusht, 31 me gjobë dhe 5 me dënim plotësues. Norma mesatare e zgjidhjes së lëndëve 75% dukshëm me e ulët se më 2021”.

Nga pasqyra e përgjithshme gjykata me rezultatet më të mira është ajo e Pejës, ndërsa gjykata me rezultatet më të dobëta, është Gjykata Themelore e Mitrovicës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore