Lajme

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj pesë personave që dyshohet se kanë dëmtuar pyjet


Ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Ferizaj ndaj të pandehurve Sh.L., G.S.,E.Sh.,M.L dhe B.R., nga Kaçaniku, që po dyshohen për dëmtim të pyjeve.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit në kohë të pacaktuar në bashkëkryerje, në vazhdimësi në pyllin e mbrojtur saktësisht në territorin e Parkut Kombëtar “Sharri” më qëllim të shitjes e në kundërshtim me dispozitat e Ligjit nr.04/L-087, për parkun kombëtar “Sharri’’.

“Kanë prerë drunjë të llojeve të ndryshme, të cilat pastaj i kanë bart me mjete transportuese dhe si pasojë të dëmtuarës Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtar ‘Sharri’, i kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

“Me këtë në bashkëkryerje në vazhdim kanë kryer veprën penale ‘Vjedhja e pyllit’ nga neni 349 par.3 nënpar 3.1 dhe 3.2 lidhur me nenin 31 dhe 77 të KPRK-së”.

Tutje thuhet se të njëjtit me bashkëkryerje, në vazhdimësi në pyllin e mbrojtur saktësisht në territorin e Parkut Kombëtar “Sharri”, kanë shkatërruar pyjet me sipërfaqe të mëdha.

“Në atë mënyrë kanë prerë drunj të llojeve dhe sasive të ndryshme me të cilat veprime të dëmtuarës Drejtorisë për Administrimin e Parkut kombëtar ‘Sharri’, i kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale, me këtë në bashkëkryerje në vazhdim kanë kryer veprën penale ‘Shkretërimi i pyjeve’”.

Ndërkaq, operacioni i Policisë së Kosovës është zhvilluar kundër personave që po dëmtojnë pyjet e Kosovës, gjegjësisht Parkun Nacional të Sharrit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore