Sport

Projekti për Super Ligën Europiane, më afër se ç’është pritur


Super Liga Europiane e futbollit është një projekt që tash e shumë vite është diskutim në mes të presidentëve të klubeve të mëdha të këtij sporti, por tani, kthimi i këtij projekti në realitet duket më afër se asnjëherë më parë.

Iniciatorët kryesor të këtij projekti janë klubet e mëdha italiane si Milan, Juventus dhe Inter dhe presidenti i klubit spanjoll Real Madrid, Florentino Perez.

Kjo ligë do përbehet nga 15 ekipe bazë dhe 5 ekipe të ftuara çdo vit, të gjitha klubet do jenë nga top 5 ligat europiane (Anglia, Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja).

15 skuadrat të cilat do jenë pjesëmarrëse në rast të realizimit të projektit janë: Real Madrid, Atletico Madrid, Barcelona, Arsenal, Chelsea, Liverpool, Manchester City, Manchester United, Tottenham, Juventus, Milan, Inter, Bayern Munich, Borussia Dortmund dhe Paris Saint Germain.

Super liga Europiane do jetë zevëndësim i mundshëm i Champions League, por mbi këtë qështje, UEFA dhe FIFA kanë nxjerrë një deklaratë zyrtare duke e shprehur mos pëlqimin ndaj këtij projekti.

“Çdo futbollist i përfshirë në këtë kompeticion, ndalohet nga pjesëmarrja në çdo eveniment të organziuar nga UEFA dhe FIFA, në aspekt klubesh e po ashtu edhe përfaqësuesesh.” thotë FIFA në deklaratën zyrtare.

Përkundër kundërshtimeve të mëdha nga FIFA dhe UEFA, presidentët e klubeve të mëdha dëshirojnë ta shtyjnë këtë projekt përpara sepse sipas tyre është e vetmja mënyrë që ky sport të shpëtohet nga “vdekja” totale.

Në një artikull të postuar nga e përditshmja spanjolle AS, shfaqen detajet dhe shifrat të cilat klubet do t’i përfitojnë nga kjo ligë.

350 milionë euro do t’i jepen çdo pjesëmarrësi në këtë kompetcion, 4 milardë të tjera do ndahen për të gjithë në bazë të rezultateve që do ketë secili klub, kurse fituesi do të shpërblehet me 500 milionë euro.

Super Liga Europiane mund të startoj shumë shpejtë, si datë e parë është dhënë viti 2022, raporton Marca.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore