Përballje

Prizreni 16 triumfon ndaj Sigal Prishtinës në kryeqytet


Prizreni 16 ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës në udhëtim me rezultat 100:108, në xhiron e shtatë të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë deri te rezultati 14:14, por më pas prizrenasit fillojnë shkëputjen duke e fituar çerekun e parë 22:30.

Prizrenasit vazhduan me lojë të mirë, duke u shkëputur në 15 pikë, megjithatë bardhekaltrit nuk dorëzohen duke ngushtuar shifrat në 49:56.

Prishtinasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, ku shkrinë epërsinë në vetëm dy pikë, 60:62, e më pas zhvillohet lojë interesante, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 75:81.

Ndeshje interesante u zhvillua edhe në 10 minutat e fundit, me vendasit që u mundonin të rikthehen dhe mysafirët që ishin në epërsi konstante, por në fund Prizreni 16 menaxhoi mirë epërsinë dhe triumfoi 100:108.

Te Sigal Prishtina u dalluan Jan Palokaj me 16 pikë e shtatë kërcime, Jetmir Zeqiri me 16 pikë e 8 kërcime, Dachon Burke me 17 pikë e 5 asistime dhe Nick Tomsick me 14 pikë,

Kurse te Prizreni 16 u dalluan Courtney Fells me 31 pikë e 5 asistime, Urim Zenelaj me 18 pikë e 14 kërcime dhe Ivan Koljeviq me 23 pikë, 7 asistime dhe tetë kërcime.

Sigal Prishtina ka tri fitore dhe tri humbje, ndërsa Prizreni 16 ka pesë fitore dhe dy humbje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore