Sport

‘Pritja më e mirë’, së shpejti një çmim posaçërisht për të


Rene Higuita, me një nga pritjet më legjendare në histori të futbollit

Nga France Football, tabloidi i cili dhuron çmimin më të vlefshëm individual, Topin e Artë, ka ardhur një propozim tjetër.

Propozimi është krijimi i një çmimi që vlerëson pritjen më të mirë të vitit.

Ky çmim është pak a shumë i njëjtë me ‘Puskas’, çmim ky që dhurohet nga UEFA për golin më të bukur të vitit.

Duke parë punën e vështirë që kanë portjerët mes shtyllave, ky trofe do të ishte një vlerësim i duhur për çfarë ata prodhojnë në futboll.

Duke qenë se Topi i Artë dhurohet më 29 nëntor, është shumë vonë që kjo ide të implementohet këtë vit.

Sipas zërave që vijnë nga mediat franceze, është pothuajse e sigurt që ky çmim do jetë pjesë e ceremonisë së Topit të Artë nga viti 2022.

Pritja e Casilla përballë Robben në finalen e Kupës së Botës, 2010

Gjithashtu, do të jepet një çmim historik për pritjen më të mirë të shekullit 20, dhe kandidaturat do të përcaktohen gjatë vitit të ardhshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore