Sport

Premier Liga ndeshjet e ditës


Premier Liga angleze do të luajë ditën e diel katër sfida të javës së 28. Dita hapet me sfidën Southampton kundër Brighton & Hove Albion-it, për të vijuar me ndeshjet e tjera, Leicster City kundër Sheffield United-it, Arsenal-i kundër Tottenham-i dhe ndeshja e fundit e ditës ajo midis Manchester United-it dhe West Ham United-it.

Duke filluar nga ora 13:00, në “St. Mary’s Stadium” Southampton-i i vendit të 14 në renditje do të presë Brighton-in e vendit të 17. Vendasit kanë 33 pikë në renditje, kundrejt 26 pikëve të miqëve.

Ndeshjen e fundit mes dy ekipeve e ka fituar Southampton-i me rezultatin 1-2.

Leicester-i do të presë Sheffield-in në “King Power Stadium”, duke filluar nga ora 15:00. Dhelprat renditen në vendin e tretë me 53 pikë. Për miqtë janë 14 pikë dhe vendi i fundit në renditje.

Ndeshja e fundit mes dy ekipeve ka përfunduar me rezultatin 1-2 për Leicester-in.

Super ndeshja e ditës së diel në Premier Ligë do të jetë derbi i Londrës midis Arsenal-it dhe Tottenham-it.

Për Topçinjtë janë 38 pikë në renditje dhe vendi i 10. Për ekipin e Jose Mourinho-s janë 45 pikë dhe vendi i shtatë në renditje.

Ndeshja e fundit mes dy ekipeve ka përfunduar me rezultatin 2-0 për Tottenham-in.

Në orën 20:15, në “Old Trafford” do të luajë United-i vendas përballë West Ham-it. Djajt e Kuq renditen në vendin e dytë me 54 pikë. Miqtë janë në vendin e pestë me 48 pikë.

Ndeshja e fundit mes dy ekipeve ka përfunduar me rezultatin 1-0 për United-in.

Ditën e hënë do të luhet ndeshja e fundit e javës së 28 në Premier Ligë. Wolverhampton-i do të presë në “Molineux Stadium” Liverpool-in e Jurgen Klopp-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore