Sport

Premier League, vallëzimi i fundit


Tradita është që dhjetë ndeshjet e fundit të Premier League të luhen të gjitha në të njëjtin orar, dhe kjo traditë vazhdon edhe sot.

Në orën 17:00, 19 skuadra zbresin në fushë, por vetëm disa nga to kanë ende arsye për luft në ishull.

Chelsea, Liverpool dhe Leicester, tre skuadra për dy vendet e fundit në Champions League.

Dy të parat duhet thjesht të fitojnë, kurse e treta duhet të fitoj dhe të shpresojë në një hap fals të kundërshtarëve.

Chelsea udhëton te Aston Villa, në një ndeshje jo shumë të lehtë, me blutë që kanë në mendje edhe finalen e Champions League-s.

Vendasve u kthehet Jack Grealish, kurse Havertz, Kante mungojnë te Chelsea.

Blutë duhet thjesht të fitojnë, që në finalen e Champions League-s, mos të kenë një detyrim ekstra.

Liverpool-i në letër ka ndeshjen më të lehtë nga të gjithë.

Të kuqt e Klopp presin në “Anfield”, Crystal Palace-in që nuk lufton më për asgjë.

Skuadra e gjermanit vjen në formë të mirë, me katër fitore në katër ndeshjet e fundit.

Përkundër mungesave, forma e mirë e sulmit pritet të jetë vendimtare për skuadrën nga Merseyside.

Leicester pret në “King Poëer”, Tottenham-in e Ryan Mason.

Gjelat të cilët kanë mbetur prapa edhe në luftën për Europa League, pritet të mos jenë pengesë për dhelprat.

Fituesit e FA Cup në këtë ndeshje vijnë pa Barnes, Evans, Justin dhe Under. Vetëm Davies dhe Tanganga janë mungesa te Tottenham-i.

Leicester varet totalisht nga rezultatet e tjerëve, ose nga një fitore marramendëse e tyre me epërsi të më shumë se shtatë golave.

Kampionët e Manchester City-t mbyllin sezonin në shtëpi përballë Everton-it.

United udhëton në “Molineux” te Wolves.

Ndeshjet tjera janë:

Arsenal – Brighton

Fulham – Newcastle

Leeds – West Brom

Sheffield – Burnley

West Ham – Southampton

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore