Sport

Premier League, Evropa në fokus


Kur kanë mbetur edhe tri javë deri në fund të sezonit, gjithçka përveç vendeve evropiane është caktuar në Premier League.

Manchester City është vetëm pak ditë larg titullit kampion.

Fulham, West Brom dhe Sheffield United janë rrëzuar nga kategoria.

Çfarë ka mbetur, është të kuptohet se kush siguron dy vendet e fundit për në Champions, pozitat në Europa League edhe UEFA Conference League.

Humbjës së Leicester-it, i bëri favor Evertin-i, e cila e “rrëzoi” West Ham-in.

Pikërisht dhelprat, janë një ndër favoritët kryesorë për të arritur pozitën Champions, bashkë me Chelsea-n.

Sonte, skuadra e Rodgers udhëton për në “Old Trafford”, për t’u përballur me Manchester United, që pa shpresë për titullin, e kualifikuar në Champions, më shumë mendon për finalen e Europa League.

Me ndeshjen e mbetur përballë Liverpool-it që luhet vetëm pas tri ditësh, Solskjaer ka paralajmëruar për shumë rotacione.

Kjo në një mënyrë mund ta favorizojë Leicester-in, të cilët kanë nevojë edhe për katër pikë nga nëntë të mundshme për të siguruar pozitën Champions, gjithmonë kjo nëse skuadrat e tjera fitojnë të gjitha pikët e mundshme.

Një fitore e mundshme e Leicester-it në “Old Trafford”, e zyrtarizon Manchester City-n si kampion të ri të Premier League-s.

Ndeshja tjetër e ditës është mes Southampton-it dhe Crystal Palace-it, skuadra këto që ndeshjet e mbetura i luajnë thjesht për statistikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore