Sport

Portieri gjerman refuzon Manchester United-in


Manchester United bëri një ofertë për portierin e Eintracht Frankfurt-it, Kevin Trapp.

Por, ky i fundit e ka refuzuar ofertën e klubit anglez, duke zgjedhur qëndrimin në Frankfurt.

“Është e vërtetë që ka një ofertë me shkrim. United është një klub i madh dhe shpresoj që të gjithë ta kuptojnë se unë do ta merrja në konsideratë një ofertë të tillë, por dje u thashë drejtuesve të të dy klubeve se kam vendosur të qëndroj në Eintrachti”, ka shkruar Trapp në profilin e tij në Instagram.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kevin Trapp (@kevintrapp)

32-vjeçari pati paraqitje shumë të mira në vitin e kaluar me klubin e tij, sidomos në Ligën e Evropës, ku Eintracht e fitoi Ligën e Evropës.

Ai ka edhe dy vite kontratë me klubin gjerman, derisa zgjodhi të mos e braktisë klubin e tij në ditët e fundit të afatit kalimtar veror.

Gardiani gjerman provoi një aventurë tre-vjeçare te PSG (2015-2018), sezone gjatë së cilave fitoi gjashtë trofe në kryeqytetin francez.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore