Jetesë & Stil

Porsha Williams e traumatizuar nga marrëdhënia me R. Kelly


Porsha Williams dhe R. Kelly

Aktorja dhe prezantuesja e famshme amerikane, Porsha Williams thotë se ka mbetur e traumatizuar nga marrëdhënia e saj kaotike dhe e dëmshme seksuale me rep artisitn, Robert Sylvester Kelly i njohur si –  R. Kelly.

Këto pretendime ajo i ka paraqitur në librin e saj të ri –  “The Pursuit of Porsha”, ndërsa ka zbuluar se si rep artisti e kishte lënë të bllokuar në një dhomë gjumi në shtëpinë e tij përpara se ta propozonte dhe ta linte të ndjente presion për t’iu nënshtruar atij.

Porsha Williams – “The Pursuit of Porsha”

“Unë tashmë e kam vënë veten në këtë pozicion,” shkroi Williams, tani 40 vjeç, në librin e saj, sipas fragmenteve të botuara nga Variety.

“Kjo është ajo që ju duhet të bëni. Duhet. Unë kisha biznesin tim, kisha shtëpinë time. Ishte një mentalitet që është kushtëzuar ndër vite nga burrat – se ata janë më të mirë se unë. Dhe unë kam vlerë vetëm nëse thonë se kam vlerë”, thuhet tutje në libër.

Williams kujtoi vizitën e saj të fundit në shtëpinë e Kelly-t, ku tha se “njëzet apo tridhjetë vajza të tjera” ishin të pranishme në “festën” e tij, duke shtuar se disa prej tyre kishin qenë atje për javë të tëra.

Në festë, ajo pretendon se dëgjoi ulërima dhe tingujt e një gruaje duke u rrahur, çka e bëri përfundimisht të largohet nga R. Kelly, por sipas saj ky i fundit e kishte telefonuar disa herë më pas, ndërsa Williams i ishte përgjigjur – “kam mbaruar me ty”.

Kjo ngjarje duket t’i ketë ndikuar thellësisht keq në shëndetin mendor, Porsha Williams-it, teksa më pas ajo i kishte shmangur takimet me rep artistin për vite me radhë.

Detaje të tjera të eksperiencës me Kelly-n, Porsha, i ka shpalosur ekskluzivisht në librin e saj.

R. Kelly – Rep ArtistNdryshe, R. Kelly është shpallur fajtor me dënim prej 10 vjetësh mbi akuzat për abuzimin seksual të njerëzve për dekada me radhë.

Që nga fillimi i gjyqit njëmujor në gjykatën federale në qendër të qytetit të Brooklyn-it, prokurorët e kishin përshkruar Kelly-n si një “grabitqar” i cili përdori famën e tij dhe një kuadër punonjësish për të abuzuar viktimat e reja.

“Ky rast nuk ka të bëjë me një personazh të famshëm që i pëlqen të festojë shumë”, pati thënë, Ndihmës Prokurorja amerikane Maria Cruz Melendez në deklaratën e saj hapëse muajin e kaluar.

“Ky rast ka të bëjë me një grabitqar”, ka shtuar ajo.

Për të vërtetuar akuzën e shantazhit kundër tij, prokurorët u treguan gjyqtarëve se si Kelly përdori një rrjet miqsh dhe punonjësish në “rrethin e tij të brendshëm” për të transportuar viktimat e tij përtej linjave shtetërore, për të kontrolluar veprimet e tyre dhe për të lehtësuar abuzimin seksual.

Prokurorët nga Distrikti Lindor i New York-ut thirrën një numër dëshmitarësh të cilët dëshmuan për abuzimin e këngëtarit ndaj tyre.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore