Jetesë & Stil

R. Kelly shpallet fajtor mbi akuzat për abuzim seksual të njerëzve


Këngëtari i famshëm amerikan, Robert Sylvester Kelly i njohur me emrin skenik si – R. Kelly është shpallur fajtor me dënim prej 10 vjetësh mbi akuzat për abuzimin seksual të njerëzve për dekada me radhë.

Që nga fillimi i gjyqit njëmujor në gjykatën federale në qendër të qytetit të Brooklyn-it, prokurorët e kishin përshkruar Kelly-n si një “grabitqar” i cili përdori famën e tij dhe një kuadër punonjësish për të abuzuar viktimat e reja.

“Ky rast nuk ka të bëjë me një personazh të famshëm që i pëlqen të festojë shumë,” tha Ndihmës Prokurorja amerikane Maria Cruz Melendez në deklaratën e saj hapëse muajin e kaluar.

“Ky rast ka të bëjë me një grabitqar”, ka shtuar ajo.

Për të vërtetuar akuzën e shantazhit kundër tij, prokurorët u treguan gjyqtarëve se si Kelly përdori një rrjet miqsh dhe punonjësish në “rrethin e tij të brendshëm” për të transportuar viktimat e tij përtej linjave shtetërore, për të kontrolluar veprimet e tyre dhe për të lehtësuar abuzimin seksual.

Prokurorët nga Distrikti Lindor i New York-ut thirrën një numër dëshmitarësh të cilët dëshmuan për abuzimin e këngëtarit ndaj tyre.

R.Kelly gjatë seancës së gjykimit.

E para që foli ishte akuzuesja, Jerhonda Pace, e cila tha se “Kelly vazhdimisht bënte seks me të” gjatë disa muajve pasi të dy shkëmbyen numra në një festë në rezidencën periferike të këngëtares në Chicago kur ajo ishte nën moshën 18 vjeçe.

Sipas Pace, i nervozuar me vonesa të mesazheve në telefon, Kelly e kishte goditur atë në fytyrë dhe e kishte detyruar atë të bënte seks oral pas disa qortimeve.

Gjatë dëshmisë së saj, Jerhonda, lexoi pjesë nga ditari i saj, ndërsa nuk mund t’i ndalonte lotët nga emocionet.

“Unë shkova në shtëpinë e Robit dhe ai më quajti një kurvë”.

“Më goditi tre herë dhe më pështyu në fytyrë dhe gojë duke më thënë fjalët më të kqija”, tha ajo.

Gjithsesi, avokatët e Kelly-t u përdorën përsëri arsyetimin e vjetër duke thënë se si Pace ashtu edhe akuzuesit e tjerë ishin tifozë histerikë të rep artistit, të cilët ishin të fiksuar pas tij dhe sajuan histori rreth tij, sepse ai refuzoi lidhjet me ta.

Një nga viktimat e tij ishte edhe ikona e muzikës, R&B, Aaliyah, me të cilën Kelly u martua ilegalisht kur ajo ishte vetëm 15 vjeçe.

Aaliyah dhe R. Kelly

Nathan Edmond, një ministër i shuguar 73 vjeçar, i cili kishte zyrtarizuar martesën e R.Kelly-t dhe Aliyaah-s në vitin 1994, ka folur për herë të parë për bashkimin martesor të jashtëligjshëm të dy këngëtarëve, si dëshmitar në Gjyqin e Krimeve në Brookly-n.

Dëshmia erdhi në ditën kur do të mbusheshin 27 vjet që nga martesa, pati raportuar CNN.

“Nuk kam menduar se ishte ndokush i veçantë. Nuk e kisha kuptuar fare ndodhinë”, tha Edmondi për ceremoninë martesore, e cila ndodhi në një hotel në qytetin e Illinois-it, dhe që zgjati afro 10 minuta.

“Dera u hap nga dhoma e gjumit dhe u futën Aaliyah dhe z.Kelly. Por asaj fytyrën s’ja shihja sepse flokët i kishte në gjysmën e fytyrës”, kishte shtuar ai në seancën gjyqësore.

Edmondi, i cili tha se s’ishte i paguar për të kryer shërbimet martesore, dëshmoi se Kelly, Aaliyah, miku i tyre Keith Williams “dhe tre zotërinj të tjerë”, ishin prezentë në dasëm.

Aliyah ishte atëherë ende nën-moshë, dhe ishte martesë e jashtëligjshme, dhe ata morën një licensë ku shkruante se ajo ishte 18 vjeçe, kurse në të vërtetë ishte 15 vjeçe.

Kjo edhe ka qenë në fokus në akuzën që i është bërë R.Kellyt për abuzim seksual, dhe dyshohet se ajo ishte shtatzënë në moshë minore me R.Kelly-n.

Aaliyah ka vdekur në moshën 22 vjeçare në vitin 2001 si pasojë e aksidentit të rrëzimit të aeroplanit, së bashku me 9 pasagjerë të tjerë. Piloti më vonë u gjetë me gjurmë të konsumimit të kokainës dhe alkoolit.

Po ashtu, muaj më parë, R. Kelly, ishte akuzuar edhe një herë më shumë për abuzim, me pretendimin se ka kryer marrëdhënie seksuale me një djalë 17-vjeçar.

Prokurorët kishin pretenduar se këngëtari ka abuzuar me adoleshentin pasi u takua me të në Chicago McDonald’s, në 2006-n.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore