Lajme

Polonia gati të bëhet garantuese e sigurisë së Ukrainës


Presidenti polak Andrzej Duda konfirmoi se Polonia është gati të bëhet një garantues i sigurisë së Ukrainës.

Lajmi u bë i ditur nga multi-mediali amerikan CNN.

“Volodymyr Zelensky (presidenti ukrainas – AP) më pyeti nëse jam dakord që Polonia të jetë një nga shtetet garantuese të sigurisë së Ukrainës. Ne besojmë se si fqinjë jemi thjesht të detyruar”, deklaroi fillimisht kreu i shtetit.

Sipas tij, nëse Ukraina u ofron që të jenë garantues të sigurisë dhe të paqes, dhe nëse të tilla kushte traktati të paqes do të pranohen – po, Polonia do të marrë pjesë në këtë – u shpreh Duda.

Presidenti polak shtoi gjithashtu se Polonia po investon shumë para në forcimin e ushtrisë së saj.

Sipas tij, ushtria polake do të bëhet aq e fuqishme sa që rusët do “kenë frikë ta sulmojnë”.

Më 29 mars, u zhvillua në Stamboll raundi i parë i bisedimeve midis delegacioneve të Ukrainës dhe Federatës Ruse.

Në këto bisedime, Ukraina ofroi nënshkrimin e një traktati ndërkombëtar për një sistem të ri të garancive të sigurisë për të.

Më 8 maj u mbajt një samit virtual i liderëve të vendeve të G7, në të cilin mori pjesë Zelensky.

Në samit, ai ftoi vendet e G7 që të bëhen garantues të sigurisë së Ukrainës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore