Lajme

Polonia do të kërkojë miratimin gjerman për të dërguar tanke në Ukrainë


Polonia do t’i kërkojë Gjermanisë autorizimin për të dërguar tanke Leopard në Ukrainë.

Kështu deklaroi kryeministri polak, Mateusz Morawiecki.

“Ne do ta kërkojmë këtë miratim”, u tha ai gazetarëve një ditë pasi ministrja e jashtme gjerman tha se Berlini ishte gati të miratonte një transferim të tillë.

Gjermania është përballur me presion në rritje nga Ukraina për ta lejuar atë të marrë tankun e saj të famshëm Leopard për të ndihmuar në luftën gati njëvjeçare kundër Rusisë.

Më herët në janar, Polonia kishte njoftuar se ishte gati të dorëzonte 14 tanke Leopard në Kiev, por ajo priste një deklaratë të qartë nga Berlini që autorizonte transferimin.

Të dielën, Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha për televizionin LCI se Gjermania nuk do të pengonte nëse Varshava do të kërkonte të dërgonte Leopardë në Ukrainë.

Në komentet e tij, Morawiecki theksoi se “edhe nëse nuk do të merrnim një miratim të tillë në fund, ne do t’i japim tanket tona Ukrainës gjithsesi – brenda një koalicioni të vogël vendesh, edhe nëse Gjermania nuk është në atë koalicion”.

Gjermania nuk do ta bllokojë Poloninë që të dërgojë tanke në Ukrainë, thotë ministrja

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore