Aplikacione

Policia irlandeze dhe fuqia mbi fjalëkalimet


Në bazë të legjislacionit të ri, policia irlandeze do të ketë fuqinë për të detyruar njerëzit të sigurojnë fjalëkalime për pajisjet elektronike kur kryejnë një urdhër kërkimi.

Agjencia e lajmeve, BBC, tregon se ky ndryshim është pjesë e projektligjit Garda Síochána botuar nga ministri irlandez i drejtësisë, Heather Humphreys.

Gjithashtu policia ndryshe e quajtur gardaí do të kërkohet të bëjë një regjistrim me shkrim të një ndalimi dhe kërkimi çka do të mundësojë mbledhjen e të dhënave në mënyrë që të vlerësohet efektiviteti dhe përdorimi i kompetencave.

Ndërkohë, do të futen masa të veçanta për të dyshuarit që janë fëmijë dhe të dyshuarit që mund të kenë aftësi të kufizuar.

Sipas projektligjit të ri do të ketë periudha më të gjata ndalimi për hetimin e shumë veprave që hetohen së bashku, për një maksimum deri në 48 orë.

Madje, ky projektligj do të lejojë një javë paraburgim për të dyshuarit në veprat e trafikimit njerëzor, të cilat aktualisht i nënshtrohen një maksimumi prej 24 orësh paraburgim.

‘Fuqitë dhe masat mbrojtëse’

“Ligji në këtë fushë është aktualisht shumë kompleks, i shpërndarë në të drejtën e zakonshme, qindra pjesë të legjislacionit, kushtetutës dhe ligjit të Bashkimit Evropian”, ka thënë ministri.

Ai ka vijuar se “sjellja së bashku do të bëjë përdorimin e kompetencave të policisë nga gardaí të qartë, transparent dhe të arritshëm”.

“Qëllimi është të krijojmë një sistem që është i qartë dhe i thjeshtë për t’u përdorur nga gardaí dhe i lehtë për njerëzit për të kuptuar se çfarë fuqish mund të përdorë gardaí dhe cilat janë të drejtat e tyre në ato rrethana”, ka shtuar ministri.

Gjithashtu “në të njëjtën kohë, kur ne po propozojmë të shtrijmë kompetenca shtesë në gardaí, ne edhe po forcojmë masat mbrojtëse. Ligji do të ketë një fokus të fortë në të drejtat themelore dhe të drejtat procedurale të të akuzuarit”.

“Besoj se kjo do të mbajë ekuilibrin që është thelbësor për sistemin tonë të drejtësisë penale, duke siguruar një qartësi më të madhe dhe modernizimin e fuqive të Gardës”, ka përmbyllur ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore