Lajme

Policia iraniane e moralit zhduket nga rrugët pas dhjetëra të vrarëve në protesta


Në Iran, furgonët e përdorur nga policia e moralit për të monitoruar dhe arrestuar gratë që kundërshtojnë kodin islamik të veshjes, janë zhdukur ditët e fundit nga rrugët e Teheranit.

Për dekadën e fundit, furgonët si simbol i shtypjes së grave nga republika islamike, nuk janë as të dukshëm jashtë qendrës së policisë së moralit në qendër të Teheranit.

22-vjeçarja Mahsa Amini u fut këtë muaj në një nga këto automjete. Ajo vdiq më vonë në paraburgim, duke shkaktuar protestat më të mëdha në rrugë në të gjithë vendin.

Në këto protesta, të paktën 41 protestues kanë vdekur. Kurse qindra të tjerë janë arrestuar, duke përfshirë aktivistë politikë dhe gazetarë.

Zemërimi për vdekjen e të resë është aq i madh sa njerëzit nga i gjithë spektri politik iranian kanë bërë thirrje për t’i dhënë fund policimit zyrtar të veshjeve të grave.

Për më shumë se një javë, protestues të rinj, shumë në të njëjtën moshë me Amini-n, kanë dalë në rrugë në qytete anembanë vendit duke brohoritur slogane kundër regjimit.

Studentët e universitetit kanë demonstruar në kampuse dhe protestueset kanë djegur shamitë e tyre. Të tjerat janë përballur me policinë pa veshur hixhabin.

Teksa protestat janë qetësuar, iranianët në mediat sociale ende ndajnë fotografi të grave të vrarë gjatë protestave.

Për të rinjtë që luftojnë me probleme ekonomike si varfëria dhe pabarazia, këto patrulla ishin bërë një rrufe për rebelimin e tyre.

Mbajtja e hixhabit është një nga imazhet përcaktuese të regjimit teokratik. Në vazhdën e revolucionit islamik në vitin 1979, revolucionarët i detyruan gratë të mbanin shami në publik.

Në vitin 1983, hixhabi u bë zyrtarisht i detyrueshëm për gratë. Shkelja e këtij rregulli dënohej deri në 74 kamxhik. Më vonë, dënimet me burg dhe gjobat e zëvendësuan atë.

Linjat e ashpra nën ish-presidentin Mahmoud Ahmadi-Nejad e kanë bërë policinë përgjegjëse për “promovimin e sigurimeve shoqërore” në vitin 2006 kur lançoi Patrullën Udhëzuese.

Ky emërtim më vonë u ndryshua si Policia e Sigurisë Morale, megjithëse njerëzit vazhdojnë t’i referohen si Patrulla Udhëzuese.

Vitet e fundit, zbatimi i rregullave për hixhabin është intensifikuar që kur, me zgjedhjen e Ebrahim Raisit si president, ata të vijës së ashpër morën të gjitha krahët e shtetit.

Ata shpresonin se zbatimi më i fortë i rregullave mbi hixhabin mund të ngadalësonte modernizimin e Iranit.

Sakaq, ato gra që arrestohen duhet të angazhohen me shkrim për të mos shkelur më ligjin dhe për të ndjekur mësimet një orëshe për moralin.

Është e paqartë se sa oficerë policie punojnë në Patrullën Udhëzuese, por prania e tyre në sheshe, parqe dhe jashtë stacioneve të metrosë, i bën gratë të ndjehen të pasigurta.

Amini u arrestua në një park pak pasi ajo doli nga një stacion metroje aty pranë në qendër të Teheranit.

Familja e saj pretendon se ajo ishte rrahur në furgon. Megjithatë, republika Islamike nuk pritet ta revokojë ligjin për hixhabin.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, nuk ka komentuar mbi protestat e fundit, por dy muaj më parë ai mbrojti detyrimin për ta veshur atë.

Sipas tij, fakti që gratë iraniane zënë gjysmën e vendeve në universitet, e bën të qartë se hixhabi islamik nuk është pengesë për përparimin e grave.

Marrë nga “Financial Times”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore