Lajme

Policia e Ottawa-s arreston 100 qytetarë që protestuan kundër vaksinimit anti-COVID


Policia është përballur me demonstruesit në kryeqytetin e Canada-së dhe në Ottawa-s, të cilët po marshojnë kundër vaksinimit anti- COVID.

Operacioni ka filluar herët të premten, ku u arrestuan 100 persona, pasi qeveria mori masat emergjente për të ndaluar protestën.

Disa nga qytetarët që treguan rezistencë u hodhën përtokë dhe me duar të lidhur, me zinxhir, nga oficerët e policisë.

Autoritetet kanë akuzuar protestuesit për përdorimin e fëmijëve si mburojë.

Qindra oficerë policie u vendosën mu në zemër të protestës, pranë Kodrës së Parlamentit.

Disa nga demonstruesit e mbetur formuan një rresht, të lidhur krah për krah, përballë oficerëve që po afroheshin, ndërsa këndonin himnin kombëtar.

Policia e Ottawa-s ka ngritur pothuajse 100 pika kontrolli policie rreth zonës kryesore të protestës, për të parandaluar hyrjen e më shumë demonstruesve.

Në kuadër të operacionit, policia ka bllokuar edhe 21 automjete.

“Asnjë protestues nuk u lëndua gjatë operacionit. Kurse të arrestuarit po përballen me akuza të ndryshme”, tha shefi i përkohshëm i policisë së Ottawa-ës, Steve Bell.

Më herët, autoritetet raportuan gjithashtu “përpjekjen e qytetarëve” për të bllokuar linjat telefonike 911. Policia e Ottawa-s tha se ka pasur taktika të ngjashme edhe javën e kaluar, për të cilat u morën shumë telefonata me bazë në Amerikë, drejt numrave lokalë të urgjencës.

 

Marrë nga BBC, përshtatur për Albanian Post.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore