Kosova

Policia e Kosovës i kthen prapa serbët me fanella provokuese në Gazimestan


Manifestimi në Gazimestan. Foto: KosovaPress.

Policia e Kosovës nuk i ka lejuar disa serbë që t’i afrohen vendit në Gazimestan, ku po shënohet Vidovdani.

Kjo për arsyeje se bartnin fanella provokuese, si hartën e Kosovës dhe katër shkronjat ‘S’.

Ndërsa, të gjithë pjesëmarrësit në këtë festë thuhet se janë duke u kontrolluar nga policia, bën të ditur agjencia e lajmeve Ekonomia Online.

Manifestimi në Gazimestan. Foto: KosovaPress.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë, Petar Petkoviç, ka uruar qytetarët serb për festën e Vidovdanit nga Graçanica.

Petkoviç, u ka bërë thirrje qytetarëve serb që të festojnë në mënyrë të qetë.

Pasi sipas tij, “provokimet sikurse më parë mund të vijnë nga Prishtina”.

Manifestimi në Gazimestan. Foto: KosovaPress.

“Provokimet, si herët e mëparshme, mund të vijnë ekskluzivisht nga Prishtina. I bëj thirrje popullit tonë që në mënyrë paqësore dhe dinjitoze ta shënojë Vidovdanin, sepse sot kujtojmë vdekjen e heronjve tanë të mëdhenj që dhanë jetën në mbrojtje të Serbisë dhe Ortodoksisë”, ka shkruar ai.

Manifestimin “Vidovdan”, e shënojnë serbët në Kosovë.

Që prej pas luftës kremtimi i Ditës së Shën Vidit disa herë ishte kthyer në përplasje të manifestuesve me policinë e Kosovës.

Në vitin 2012 mbi 30 policë u lënduan gjatë një përplasjeje me manifestues serbë të ardhur nga Serbia, që bartnin bluzat me shënime nacionaliste.

Çka është dita e Shën Vidit, ose Vidovdani?

Dita e Shën Vidit, ose Vidovdani, është njëra prej festave më të rëndësishme për serbët e Kosovës meqë shënon, sipas historisë, edhe luftën më të rëndësishme në Ballkan të shekullit XIV – Betejën e Kosovës.

Kjo është cilësuar nga historia serbe si beteja e ushtrisë serbe ndaj pushtimit otoman, ajo shënoi humbjen më të rëndë të popujve të Ballkanit, por nga serbët shënohet si ditë e fitores shpirtërore.

Megjithëse e cilësuar nga historia serbe si beteja e ushtrisë serbe ndaj pushtimit otoman, ajo shënoi humbjen më të rëndë të popujve të Ballkanit por nga serbët shënohet si ditë e fitores shpirtërore.

Kremtimi i përvjetorit të Betejës së Kosovës në vitin 1989 në kohën e udhëheqjes së presidentit serb Sllobodan Millosheviç u kthye në kulmin e nacionalizmit në ish-Jugosllavi, me shpalljen siç thuhej të bashkimit të Serbisë, përmes rrënimit të autonomisë së Kosovës dhe me paralajmërimin e luftërave të përgjakshme që çuan në shkatërrimin e ish federatës jugosllave.

Dy dekada më vonë Kosova shpalli pavarësinë e saj, pas një intervenimi të NATO-s, që hoqi administrimin e Serbisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore