Lajme

Pluralizmi politik në mediat serbe, inekzistent


Raporti i REM-së

Nuk ka kurrëfarë debati e as pluralizëm politik në Serbi në mediat serbe. Partitë dhe personat në pushtet janë shumë më shumë prezent mediatikisht se sa përfaqësues të opozitës ose zërat kritikë.

Sipas një hulumtumi të bërë nga Trupi Rregulues për Mediat Elektronike (REM) në Serbi, qeveria atje është 7.5 herë më shumë e përfaqësuar në media se sa të gjitha partitë opozitare marrë së bashku.

Ndonëse pushtetit politik në Serbi dëshiron, deklarativisht, ta proklamojë “pluralizmin politik”, raporti i REM-së, vetëm brenda gjysmës së janarit tregon se ajo është koncept inekzistent.

“Ky hulumtim tregon plotësisht përshtypjen e përgjithshme të publikut se disa janë në disa media, dhe disa të tjerë në mediat tjera”, thonë nga ky hulumtin, transmeton “Nova”.

Transmetuesit publikl dominojnë në mono-paraqitjen e partive dhe zyrtarëve në pushtet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore