Lajme

Platforma ukrainase Stopfake.org: Moska u përpoq të ndizte Ballkanin


Jarinje-Kosovë

Platforma e njohur ukrainase “Stopfake.org”, ka analizuar aksionin e Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës në Veri të Kosovës, me qëllim të zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet të targave me Serbinë.

Kjo platformë në artikullin me titull “Destabilizimi medial. Si u përpoq Moska të ndizte Ballkanin”, thotë se de-eskalizimi i situatës në Veri të Kosovës ka dhënë shembuj se si aktiviteti hibrid i Kremlinit është i përfshirë në Ballkan.

Përshkallëzimi i situatës në media dhe masat e ndryshme të ndërmarra nga diplomatët rusë – janë disa nga mjetet që Moska i përdorë për të arritur qëllimet e saja, ku qëllim ka destabilizimin e situatës në rajon.

Mosmarrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë, solle shpejt një krizë për afro 20 ditë thotë “Stopfake.org”.

Stopfake.org”

Kosova duke u bazuar në marrëveshjet e nënshkruara më parë (2016) me ndërmjetësimin e Brukselit, filluan të zëvendësojnë numrat e targave të automjeteve serbe, me ato të Kosovës, si masë reciprociteti që Serbia kishte vendosur Kosovës.

Por, Serbia kishte sjellë njësitë ushtarake të saj pranë kufirit me Kosovës dhe kishte ngritur nivelin e gatishmërisë së tyre deri në atë pikë sa avionët dhe helikopterët ushtarakë serb, filluan të fluturojnë pranë kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë, duke krijuar një atmosferë tensioni dhe përkeqësimi të mëtejshëm.

Krejt në sfond të kësaj situate, aktiviteti “hibrid” i Federatës Ruse filloi të rritet edhe më tepër. Para së gjithash, propagandistët rusë filluan të bëhen më aktivë.

Mediat në Kosovë raportuan se disa korrespondentë të mediave ruse u ndaluan në njërën nga vendkalimet kufitare dhe nuk u lejuan të hynin në shtetin e Kosovës.

“Stopfake.org”, thotë e aktiviteti “hibrid” rus u përpoq nëpërmjet disa “korrespodentëve” të shfaqet brenda vatrës së krizës në Veri të Kosovës.

Por njëri nga “reporterët” arriti të bëjë një raportim propagandistik, pra ai ishte Denis Bolshakov.

Në artikullin e tij kishte një tërësi historish horrori në material: një tregim për “snajperistët e Kosovës”, ku thuhet e ishin kamerat ato që ndaluan të gjuanin mbi gra dhe fëmijë.

Gjithashtu, ai aty rrëfen apo më mirë me thanë ndërton një histori fiktive se si gjoja Policia e Kosovës përgatiti “kurthe” të veçanta për gazetarët rusë; parashikime ogurzeza se si serbët po “humbasin durimin”, janë lodhur nga protestat paqësore dhe për këtë arsye Ballkani është gati të “ndizet”.

Propaganda në baza ushtarake

Sipas autoriteteve të Kosovës platformës ukrainase “Stopfake.org”, autoritetet Kosovare ishin vigjilente dhe nuk lejuan propagandistët rusë që të operonin, andaj në mediat ruse kishte shumë pak ose nuk kishte fare raportime të tilla të drejtpërdrejta.

Por, mediat ruse shkuan kryesisht në anën tjetër (nga Serbia) dhe filluan të përshkallëzojnë tensionet e përgjithshme duke i atribuuar Serbisë më shumë plane militante, sesa ishin në të vërtetë.

Analiza e br nga platforma ukrainase nxjerr në pah se propaganda ruse arriti ti “shtynë” serbët drejt një konfrontimi më të madh.

Për shembull, media ruse “RIA Novosti” kishte raportuar se “Serbia ka paralajmëruar gatishmërinë e saj për të dërguar trupa në Kosovë në mes të konfrontimit në kufi”.

Sipas këtij raporti, Presidenti serb, Aleksander Vuçiç tha se “nëse NATO nuk ndërhyn, ajo do të marrë masa ekstreme dhe do t’i përgjigjet me force pogromeve në vendet ku jetojnë serbët e Kosovës”.

“Vuçiçi e bëri të qartë se ishte gati të urdhëronte përdorimin e armëve”, thuhet në një artikull tjetër të kanalit rus “Channel One”, raporton platforma ukrainase.

Sipas saj, Serbia me anë të deklaratave po përgatiste një pushtim të Kosovës.

Duke përforcuar mesazhin ushtarak të Vuçiçit, ambasadori rus në Serbi, Aleksander Botsan-Kharchenko, dhe atasheu ushtarak rus atje, Gjeneralmajor Aleksander Zinchenko, së bashku me ministrin serb të mbrojtjes, Nebojsa Stefanoviç dhe shefin e shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura serbe, Gjeneralin Milan Mojsiloviç, kishin vizituar trupat serbe të stacionuara në Rashkë të Serbisë, nga ku dhanë deklarata nxitëse.

Kurse versioni zyrtar i kësaj vizite ishte “për të parë situatën aktuale nga afër”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore