Shqipëria

Kavajë/ Plagoset i riu në zyrat e PD-së, qytetarët protestojnë


Qytetarët e Kavajës po protestojnë pas plagosjes së një 27-vjeçari me armë zjarri.

Sipas informacionit paraprake nga Policia e Shtetit, po vijon krehja e zonës për kapjen e autorit të ngjarjes, e cila ka ndodhur në lagjen Numër 4, në qytetin e Kavajës.

Ndërkohë, autori i dyshuar është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.

Dyshohet se shtetasi me iniciale N. J. ka hyrë në ambientet e brendshme të një zyre elektorale të një subjekti politik, zyrat e Partisë Demokratike (PD), dhe ka plagosur me armë zjarri shtetasin me iniciale B. O. 27 vjeç.

Dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur si pasojë e një konflikti për motive të dobëta.

Mësohet se i plagosuri ndodhet në spitalin e Durrësit, ku i është nënshtruar kujdesit shëndetësor.

Forca të shumta policore kanë shkuar në vendngjarje. Ndërkohë vijon krehja e zonës, si dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit për kapjen e autorit.

Nga ana tjetër, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore