Sport

Pirlo pritet ta marrë drejtimin e skuadrës turke


Andrea Pirlo provoi vetëm një eksperiencë si trajner. Ai udhëhoqi Juventus-in nga gushti i vitit 2020 deri në fund të majit të vitit 2021.

Që nga shkarkimi nga stoli i bardhezinjve, Pirlo është i papunë, ndërsa tashmë po përgatitet për rikthimin në krye të detyrës, edhe pse jo në vendin e tij.

Mediat italiane raportojnë se italiani do ta marrë drejtimin e klubit turk, Karagumuruk që nga sezoni i ardhshëm.

Pirlo do ta zëvendësojë trajnerin Atilay Canel, i cili do të shkarkohet nga detyra në ditët e ardhshme.

Së shpejti pritet edhe zyrtarizimi nga klubi i Fatik Karagumruk, ndërsa në Turqi 43-vjeçari nuk do të shkojë i vetëm pasi ai do të marrë edhe ndihmës trajnerin Roberto Baronio, trajnerin e atletikës Paolo Betelli dhe analistin e ndeshjeve Antonio Gagliardi, me të cilët ka punuar në kohën kur ishte te Juventus-i.

Sa i përket qëllimit te Karagurmuk-u, është përmirësimi i pozicionit të arritur në sezonin e fundit, që ishte vendi i tetë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore