Lajme

Petkoviqit nuk i lejohet vizita në Kosovë


Të ashtu quajturit zyrtar i zyrës serbe për Kosovë, Petar Petkoviq nuk i është dhënë leja nga Republika e Kosovës që të vizitoj vendin. Në njoftimin e kësaj zyre thuhet se vizita e tij ka pas për qëllim që të vizitoj qytetarët serb në Kosovë dhe të bisedoj me ta.

Në njoftimin e kësaj zyre thuhet gjithashtu se Qeveria re e Kosovës po mundohet të përdor të gjitha mjetet që ka në dispozicion, përfshi edhe situatën me pandeminë vetëm e vetëm që të imponoj një politikë kundër serbëbve, duke krijuar pengesa si edhe për rastin e Petkoviqit.

“Është e qartë që qeveria e re në Prishtinë do të përdorë çdo justifikim të mundshëm, përfshirë situatën me virusin korona, për të imponuar një politikë antiserbe të barrierave dhe ndalesave”, thuhet në njoftimin e të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën”, raporton Tanjug.

Ndërsa lidhur me ndalesën e së enjtes që i kishin bërë institucionet e Kosovës e kishte pranuar nëpërmjet diplomatëve të Bashkimit Evropian të akredituar në Beograd. Kurse vet Petkoviq, për Radio Televizionin e Serbisë ka shprehur habinë se si është e mundur që t’i ndalohet hyrja një personi i cili është i ngarkuar për çështje teknike duke shtuar se ndalimi ishte shkelje e marrëveshjes për vizitat zyrtare.

“Unë nuk e di se çfarë po mendojnë Prishtina dhe (Kryeministri i Kosovës Albin) Kurti kur ndalojnë negociatorin kryesor në dialogun teknik të hyjë në Kosovë dhe Metohi,”/Rts

Ai ka deklaruar se qëllimi i vizitës së tij ishte t’i bind serbët që të jenë të qetë.

“të mos binin pre e provokimeve”, sepse, siç vlerësoi ai, “qëllimi i qartë i Prishtinës është të provokojë një reagim negativ ndaj sulmeve” , transmeton Danas. 

Serbia ditëve të fundit ka rritur diskursin kundër Kosovës dhe shqiptarëve, duke u përpjekur që të krijoj situata të reja të cilat mund të dërgojnë në dhunë etnike dhe në destabilizim të vendit.

Incidentet mes të rinjve serb të ndodhura së fundi po përpiqet t’i trajtoj si dhunë e motivuar etnikisht ndaj serbëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore