Pajisje

Pesë kompanitë e mëdha të teknologjisë: FAAMG


Pesë kompanitë e mëdha të teknologjisë janë: Facebook, Amazon, Apple, Microsoft-i dhe Google. Vlera totale e këtyre gjigantëve të teknologjisë është mbi 5 trilionë dollarë. Ashtu si me “Big Oil”, “Big Tobacco” dhe”Big Pharma”, “Big Tech” është këtu për të qëndruar dhe sot integrohet në më shumë fusha sesa thjesht vetëm teknologji.

Çfarë është FAAMG?

Pse është FAAMG, dhe jo MAGA (Microsoft, Apple, Google dhe Amazon) apo FAANG (Facebook, Apple, Amazon, Netflix dhe Google)?

Akronimi, i shpikur nga Goldman Sachs, përfshin këto kompani për dy arsye. E para, pesë kompanitë e mëdha të teknologjisë përbëjnë deri në 13% të vlerës S&P500 nga tregu. Së dyti, ato janë kompanitë kryesore që sjellin “sociocultural evolution” dhe nxisin ndryshimet shoqërore me shpejtësi të madhe.

Siç ndodh zakonisht me të gjitha bizneset në të gjithë botën, të gjithë kanë dy mundësi: të rriten ose të zhduken. Dhe rruga drejt rritjes është rrugë me vetëm një drejtim. Emri i lojës: Bashkimet dhe blerjet. Që nga dita kur u themeluan, këta pesë gjigant kanë blerë kompani të shumta.

1.Facebook

Platforma e parë nuk është vetëm rrjet social. Facebook fillimisht ishte lansuar me emrin ‘FaceMash’. Pak më vonë ndryshuan emrin në “TheFacebook”, vetëm për të kuptuar se duhet te ndryshoj përsëri prej nga vendosen të heqin ‘The’.

Me më shumë se 2.80 bilion përdorues aktivë sot, rritja e tij nuk ndalet në bazën të përdoruesve. Që nga themelimi, Facebook ka qenë shumë agresiv me blerje, dhe tani është bërë një nga pesë kompanitë më të mëdha të teknologjisë. Pavarësisht se është vetëm 17 vjeç, Facebook ka blerë mbi 70 kompani. Më e madhja nga këto blerje ishte WhatsApp (19 bilion dollarë).

  • Instagram

Sot, blerja e Instagram për 1 bilion dollarë tingëllon si një ide absurde, ajo u prit me skepticizëm kur ndodhi, në Prill të vitit 2012. Instagram ka më shumë se 1 bilion përdorues aktivë dhe vazhdon të rritet si një nga platformat më të njohura nga të gjitha moshat. Tregu pret që Instagram të gjenerojë më shumë se 8 miliardë dollarë në të ardhura.

  • WhatsApp

Nëse blerja e Instagram-it u shoqërua me një skepticizëm për 1 bilion dollarë, atëherë 19 bilion dollarë për blerjen e një aplikacioni për SMS mund të duket si një çmenduri totale. Duke pasur parasysh këtë, Facebook bleu aplikacionin ne fjalë, ku rregulli i tyre i vetëm ishte “pa reklama” kjo diçka që gjigandit te teknologjisë nuk i pëlqente fare.

Kur WhatsApp ishte ende autonom, ata vlerësonin privatësinë e përdoruesve të tyre dhe nuk donin të fitonin para nga të dhënat personale të përdoruesve të tyre.

  • Oculus VR

Oculus VR është një markë e re. E themeluar në vitin 2012, kompania e teknologjisë është e njohur më së miri për Oculus Rift, e krijuar për lojëra.

Sipas Mark Zuckerburg, pas zhvillimit të përvojave gjithëpërfshirëse të lojrave VR, qëllimi është tani të zgjerohet në të gjitha llojet e përvojave virtuale, përfshirë rrjetet sociale.

2.Amazon

Nëse shikon historinë, Amazon filloi si një dyqan eCommerce që filloi të shes libra në mes të viteve ’90. Në ditët e sotme, ai është shitësi me i madh në botë, duke tejkaluar Walmart. Kompania në fjalë ka kaluar përtej industrisë së tregtisë elektronike dhe tani përqendrohet gjithashtu në inteligjencën artificiale dhe teknologji të tjera. Amazon ka akumuluar një numër të madh të kompanive gjatë viteve.

  •  Twitch

Para se Amazon të blinte Twitch, Yahoo dhe Google të dy ishin përpjekur të blinin faqen e transmetimit. Në letrën e tij falënderuese për komunitetin, Emmett Shear, CEO i Twitch shpjegoi pse zgjodhi Amazon si kompaninë mëmë për markën e tij.

“Ne zgjodhëm Amazon sepse ata besojnë në komunitetin tonë, ata ndajnë vlerat dhe vizionin tonë afatgjatë dhe duan të na ndihmojnë të shkojmë më shpejt atje.”

  • IMDb

IMDb është baza e të dhënave më e madhe në internet për informacion në lidhje me filmat, TV dhe transmetimet. Përdoruesit gjithashtu fitojnë qasje në informacione si agjent për çdo aktor, producent ose regjisor që ka një faqe IMDb.

Por çfarë i ofron kjo blerje Amazon? Me IMDb (Freedive) dhe Twitch në dispozicion të saj, Amazon tani është një protagonist në industrinë e videos.

3.Apple

Me përjashtim të “Beats Electronics” në 2014, të gjitha blerjet nga Apple llogariten në miliona, jo miliarda. Në kontrast me pjesën tjetër të pesë kompanive të mëdha të teknologjisë, Apple preferon të blejë kompani të vogla që mund të integrohen lehtësisht në linjën e saj të produkteve. Blerjet e Apple përfshin, kategori si softueri, “machine learning”, dhe “semiconductors”.

  • Shazam

Duke folur historikisht, aplikacioni për zbulimin e muzikës është një nga aplikacionet më të vjetra në App Store, ajo u publikua ditën kur filloi App Store, në korrik të vitit 2008. Ditën kur Apple bleu Shazam, nënkryetari i Apple’s Music bëri një njoftim:

“Apple dhe Shazam kanë një histori të gjatë së bashku. Shazam ishte një nga aplikacionet e para në dispozicion kur publikuam App Store dhe është bërë një aplikacion i preferuar për adhuruesit e muzikës kudo. Në këtë moment, aplikacioni është shkarkuar në më shumë se 1 miliard herë.

  •  Beats

Apple që bleu Beats ishte një zgjidhje jetike për rritjen e të ardhurave të saj, pasi ajo ishte ngadalësuar ndjeshëm në vitet e fundit. Sidoqoftë, ajo që Apple bëri me softuerin e Beats, nuk e bëri me harduerin e saj.

4.Microsoft

Më e vjetra nga pesë kompanitë e mëdha të teknologjisë është Microsoft Corporation, e cila u publikua në vitin 1983. Ajo filloi me një kompani më të njohur për zhvillimin e asaj që sot thërrasim Microsoft PowerPoint. Që atëherë, Korporata MS ka blerë mesatarisht gjashtë kompani në vit. Gjatë gjithë këtyre viteve, përmes blerjeve dhe bashkimeve të suksesshme strategjike, Microsoft ka mbizotëruar dhe vazhdon dominimin e saj në shumë fusha të teknologjisë.

5.Google

Google kishte një moto: “Mos u bë i keq”. Nëse ka nevojë për një moto tjetër, ka shumë gjasa që do të përzgjedhtë “Nëse nuk mund ta krijoni, blini”. Lista e blerjeve të bëra nga kompania Google është me të vërtetë një listë e gjatë, që numëron më shumë se 200 blerje që nga viti 1998 kur u themelua. Google mund të ketë filluar si një motor kërkimi, por sot është një gjigant në industrinë e teknologjisë dhe një nga pesë kompanitë e mëdha të teknologjisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore