Aplikacione

Përshëndetet leja e atësisë së shefit ekzekutiv të Twitter-it


Parag Agrawal, drejtori i ri ekzekutiv i Twitter-it, do të marrë disa javë pushim për lejen e atësisë pas lindjes së fëmijës së tij të dytë.

Kjo lëvizje ka tërhequr vëmendjen dhe është komentuar si një hap pozitiv drejt normalizimit të meshkujve që marrin pushimin për kujdesin e fëmijëve.

Agjencia e lajmeve, “The Guardian”, tregon se 37-vjeçari e siguroi rolin e shefit të kompanisë në nëntor kur bashkëthemeluesi Jack Dorsey dha dorëheqjen.

Lidhur me lejen e Agrawal, ajo u njoftua javën e kaluar, por nuk ishte menjëherë e qartë se kur ishte planifikuar të fillonte.

“Në Twitter, inkurajojmë dhe mbështesim plotësisht punonjësit që marrin lejen prindërore në çfarëdo mënyre që funksionon më mirë për secilin person”, ka thënë drejtuesja e komunikimit Laura Yagerman.

Sipas saj, vendimi ishte “personal” dhe kompania kishte hartuar një program që ishte “i personalizuar” dhe mund të përfshinte deri në 20 javë pushim fleksibil.

Pas lajmit të lejes, vendimi i Twitter-it ka marrë lavdërime nga baballarët dhe bashkëpunëtorët e tjerë.

“Krenar që Twitter-i dhe shefi Parag Agrawal po sigurojnë që të gjithë prindërit të jenë në gjendje të përfitojnë nga kjo kohë më e veçantë për familjet e tyre”, ka thënë Brenden Lee, nga departamenti i komunikimit.

Por leja e tij nuk është ende normë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës renditen ndër vendet më pak bujare në botë kur bëhet fjalë për pushimin e atësisë dhe lehonisë me pagesë.

Teksa disa qytete dhe shtete kanë mandate për leje prindërore të paguar, nuk ka një plan pushimi të paguar për nënat dhe baballarët në nivel federal.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore