Lajme

Përmbytjet vdekjeprurëse në Kanada: Pjesa perëndimore përgatitet për ‘lumin e ri atmosferik’


Pamje pas përmbytjes vdekjeprurëse në Kanada.

Ekuipazhet në British Columbia, kanë nisur pastrimin e mbeturinave nga autostradat dhe riparimin e digave, ndërsa provinca kanadeze po përgatitet për më shumë rrebeshe shiu gjatë të dielës 21 nëntor – vetëm disa ditë pasi reshjet e dendura çuan në vdekjen e katër personave, duke shkaktuar mungesë ushqimi dhe karburantit.

Provinca perëndimore kanadeze shpalli gjendjen e emergjencës të mërkurën pasi disa zona atje u goditën nga një fenomen i njohur si “lumi atmosferik”, duke sjellë rënien e shiut prej një muaji në dy ditë.

E gjithë kjo fatkeqësi natyrore shkaktoi përmbytje dhe rrëshqitje balte që “gëlltitën” ura dhe pjesë të autostradave duke ndarë qytete të tëra dhe mijëra njerëz u evakuuan.

Një ditë më parë Policia njoftoi se trupat e tre burrave që ishin përfshirë nga rrëshqitjet e dheut u gjetën – duke e çuar numrin e të vdekurve në katër persona. Ndërsa një person i pestë mbetet akoma i zhdukur.

Image

Zyrtarët provincialë paralajmëruan të shtunën se moti i ashpër do të vazhdonte, me “Environment Canada” që parashikoi se një sistem i ngjashëm moti do të sillte deri në 150 mm shi dhe 20 cm borë në pjesën veriore të British Columbia-s.

Ministri i Sigurisë Publike i provincës, Mike Farnworth, tha se stuhia parashikohej të kthehej në jug të dielën, duke rezultuar potencialisht në shira të dendur në disa nga zonat e prekura nga stuhia.

“Unë i nxis njerëzit t’i kushtojnë vëmendje paralajmërimeve të motit, duke pasur parasysh paparashikueshmërinë që vjen me ndryshimin e klimës”, shtoi ai.

Stuhia e javës së kaluar erdhi më pak se gjashtë muaj pasi provinca perëndimore kanadeze pësoi temperatura rekord të larta që la të vdekur më shumë se 500 njerëz dhe çoi në zjarre që shkatërruan një qytet të tërë.

Të shtunën, rreth 14 mijë njerëz nga disa komunitete në provincë mbetën nën urdhrat e evakuimit. Banorët në disa zona iu nënshtruan kufizimeve të përkohshme në karburant dhe udhëtime jo thelbësore, duke rezultuar në raporte për radhë të gjata në pompat e benzinës.

Kufizimet kishin për qëllim lehtësimin e tensioneve në zinxhirin e furnizimit pasi stuhia detyroi mbylljen e tubacionit “Trans Mountain” dhe preu dy linja kryesore hekurudhore që të çojnë në Vancouver, portin më të ngarkuar të Kanadasë.

Farnworth u bëri thirrje banorëve në zonat e prekura që të kufizojnë lëvizjen e tyre deri më 1 dhjetor duke shmangur udhëtimin, duke punuar nga shtëpia aty ku është e mundur dhe duke marrë transportin publik.

Më shumë se 130 zjarre – të ndezura nga goditjet e rrufesë – u përhapen në të gjithë Kanadanë perëndimore, pas një vale nxehtësie që theu rekord, e premte 3 korrik.

“Gjatë 10 ditëve të ardhshme kemi gaz të mjaftueshëm për automjetet thelbësore dhe të gjithë të tjerët që kanë nevojë, të ruajmë ku të mundemi”, tha ai.

Në Abbotsford, një nga komunat që u godit më së shumti nga stuhia, ekuipazhet po përpiqeshin të rregullonin një çarje prej 100 metrash në një pjesë kyçe, pasi parashikimet thanë se mund të kishte 100 mm shi të martën.

“Ky është një shqetësim, veçanërisht me digat e dobësuara”, tha kryetari i bashkisë së Abbotsford, Henry Braun. “Nëse ka 100 milimetra shi, nëse bie në 24 orë, ky është një problem i madh. Nëse vjen për tre ose katër ditë, ndoshta do të jemi mirë”.

Ndryshimet klimatike janë të lidhura me motin më ekstrem si përmbytjet që vranë 200 njerëz në Gjermani këtë verë

Diga është çelësi për mbrojtjen e Sumas Prairie, një hapësirë ​​e ulët e tokës pjellore e krijuar pothuajse një shekull më parë nga tharja e një liqeni dhe që tani është një qendër kryesore e bujqësisë kanadeze.

Stuhitë goditën zonën, duke përfshirë hambarët dhe duke prerë linjat e energjisë elektrike. Mijëra kafshë ngordhën, ndërsa të tjera mbetën të bllokuara dhe në nevojë të dëshpëruar për ushqim dhe ujë.

Moti ekstrem në Kanada vjen një javë pasi liderët botërorë u takuan për konferencën e klimës COP26 në Glasgow

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore