Shëndet

Perimet që djegin më shumë kalori sesa përmbajnë


Ilustrim

Nëse jeni të bindur se duhet të reduktoni ndjeshëm marrjen e ushqimit në mënyrë që të filloni të humbni peshë, e keni gabim.

Sigurisht, ato të ashtuquajtura ushqime të këqija duhen mbajtur në minimum, por nëse përfshini një variant më të shëndetshëm në menunë tuaj, nuk duhet të jeni kurrë të uritur. Disa ushqime madje djegin më shumë kalori sesa përmbajnë.

Disa ushqime janë lëndë djegëse për djegien e yndyrës, sepse stimulojnë metabolizmin dhe në këtë mënyrë edhe humbjen e peshës. Lajmi i mirë është se ju mund të hani ushqime të tilla pa pendim. Rritni sasinë e perimeve të mëposhtme në pjatën tuaj.

Marule

Zakonisht konsumojmë një sallatë klasike jeshile me drekë ose darkë. Është një zgjedhje e shkëlqyer në luftën kundër metabolizmit të ngadaltë. Konsumimi i rregullt i sallatave ka shumë përfitime, pasi rregullon tretjen dhe në të njëjtën kohë është përgjegjës për një stomak të sheshtë.

Qepë

Qepa jo vetëm që shkrin kaloritë, por edhe forcon imunitetin, gjë që sigurisht nuk duhet neglizhuar. Ekspertët gjithashtu theksojnë se qepa është një aleat i mirë për përballimin e celulitit të urryer.

Selino

Selino është një nga ato ushqime që ka më pak kalori. Pra, nuk është për t’u habitur pse shkopinjtë e selinos përdoren shpesh në vend të patatinave me një shumëllojshmëri salcash të shijshme. Mënyra më e mirë për të rritur metabolizmin tuaj në mëngjes është të bëni një lëng selino ose smoothie.

Asparagus

Fatkeqësisht, agparagusi mund të hahet vetëm në sezon, por është i shkëlqyer për pastrimin e trupit nga toksinat dhe ka një efekt shumë të madh në shëndetin ë lëkurës. Përkatësisht, asparagu ushqen trupin nga brenda, gjë që është shumë e rëndësishme për hidratimin e lëkurës, kështu që ajo merr një shkëlqim natyral shumë të dëshiruar. Dhe ajo çfarë është më e rëndësishmja, asparagu nuk ka pothuajse asnjë kalori.

Brokoli

Ashtu si asparagu, brokoli stimulon metabolizmin dhe vepron si një ushqim i shkëlqyer detoksues që ka një efekt pozitiv në shëndetin dhe punën e zorrëve tona. Ndryshe nga asparagu, brokoli është i disponueshëm gjatë gjithë vitit dhe mund ta përgatisni në mënyra të ndryshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore