Përballje

Performanca historike e “Luka Magic” i jep fitoren Dallas-it


Luka Doncic dha një performancë që tejkalon të paharrueshmet, triple double-i i parë me 60 pikë, 20 kërcime dhe 10 asistime në historinë e NBA-së në fitoren e Dallas Mavericks kundër New York Knicks me rezultat 126:121.

Nuk ishin vetëm 60 pikët, 21 kërcimet dhe 10 asistimet që çmendën të gjithë ata që ndoqën ndeshjen brenda dhe jashtë American Airlines Center, por edhe fakti që ishte një rikthim i jashtëzakonshëm nga Mavs.

Të paktën statistikisht, në 20 vitet e fundit të ligës më të mirë të basketbollit në botë, 13,884 skuadra që kishin një epërsi prej të paktën nëntë pikësh me 35 sekonda ose më pak morën fitoren, sipas ESPN Stats & Info. Rekordi tani është 1-13,884 dhe gjithçka falë “Luka-Magic”, një pseudonim që jashtëtokësori Doncic e ka çuar tani e tutje në një nivel krejtësisht të ri.

Doncic dhe Mavs ishin duke humbur 115-113 me më pak se tre sekonda të mbetura dhe Doncic ishte në vijën e gjuajtjes së lirë me një tentativë që e humbi qëllimisht dhe në një seri kërcimesh në dy lojtarë të Knicks topi ra në duart e tij dhe shënoi për të barazuar rezultatin.

Në kohën shtesë, Doncic shënoi 7 nga 11 pikët e ekipit të tij për të marrë fitoren 126-121, por më epike se të gjitha sa më sipër është deklarata e lojtarit slloven menjëherë pas ndeshjes për Bally Sports Sothëest.

“Jam i lodhur, kam nevojë për një birrë rikuperimi”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore