Jetesë & Stil

Përfitimet nga Aloe Vera


Aloe Vera njihet ndryshe si bima e mrekullive. Ajo mund të[ përdoren për shumë gjëra dhe ka efekte pozitive.

Ushqen lëkurën

Xheli që ka aloe vera shërben  për ushqyerjen e lëkurës me vitamina.  Megjithatë, nëse e përdorni shpesh ajo mund ta irritojë lëkurën dhe ta përthajë atë. Këshillohet që një herë në ditë është mjaftueshëm.

Zbut flokët

Xhelin e aloe verës mund ta përdorni edhe për të zbutur flokët. Pas larjes, lyejeni flokun me xhelin e brendshëm të gjetheve dhe mbajeni për pesë minuta. Shpëlajeni me ujë të ngrohtë dhe do të zbuloni që floku juaj është i butë dhe i shkrifët. Aloe vera u jep flokëve shumë ushqyes të dobishëm për rritjen e tyre.

Lufton aknet

Aloe vera ndihmon kundër akneve duke eliminuar inflamacionin, skuqjen dhe bakteret. Xhelin mund ta përdorni si maskë, megjithatë nëse keni fytyrë të ndjeshme duhet të bëni një test paraprak duke vendosur pak xhel në zonën e parakrahut. Nëse lëkura irritohet, mbase jeni alergjikë ndaj xhelit.

Zhduk Bokthin

Përdorimi i rregullt i xhelit të aloe veras në flokë është shumë efikas në eliminimin e zbokthit. Dermatologët rekomandojnë përdorimin e xhelit në mënyrë të rregullt duke e aplikuar atë direkt në zonën e skalpit.

Kundër të djegurave

Xheli i aloe verës është shumë efikas kundër të djegurës së gradës së parë dhe asaj të dytë. Efikasiteti i xhelit është shumë herë më i lartë se kremërat industrialë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore