Sport

Për herë të parë në Champions League, histori për ekipin e femrave të Real Madrid-it


Klubi i meshkujve është dominuesi absolut i Evropës me 13 tituj në historinë e kompeticionit, të paktën gjashtë më shumë se çdo skuadër.

Por, klubi i femrave ka filluar vetëm sezonin e dytë të tyre.

Dhe, në tentativën e parë, ato kanë arritur historinë, duke u kualifikuar në Champions League.

Ndryshe nga futbolli i meshkujve, kualifikimi nuk arrihet direkt nëse ke përfunduar në vendin e dytë në ligë.

Pra, në Champions-in e femrave, kualifikohen kampionet, kurse të tjerët detyrohen të luajnë në fazën play-off.

Në këtë fazë ishte Real Madrid-i, dhe për kundërshtare, shoqet e skuadrës së Kosovare Asllanit, kishin Manchester City-n.

Ndeshja e parë në Madrid përfundoi me rezultatin 1-1.

Mbrëmë, një gol ishte i mjaftueshëm që ‘Las Blancas’ të shkruajnë historinë.

Ishte blerja e re e klubit, Claudia Zornoza Sanchez ajo që shënoi golin vendimtar, një minut para mbylljes së pjesës së parë.

Kosovare Asllani luajti vetëm minutat e fundit, për shkak se sapo ishte kthyer nga lëndimi.

Me synimin për të filluar historinë që ka dhe ekipi bazë, femrat e Real-it e kanë nisur në mënyrë pozitive.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore