Shqipëria

Për Berishën, harta e re gjyqësore është në kundërshtim me Kushtetutën


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh në tryezën e përbashkët për sfidat me sistemin gjyqësor se harta e re gjyqësore është në kundërshtim me Kushtetutën.

Teksa mbajti një qasje kritike për të, Berisha ravijëzoi se opozita ka qenë kundër metodës nga lart poshtë.

Po ashtu shtoi se harta e re gjyqësore është në kundërshtim edhe me parimin e afërsisë.

“Shqiptarëve iu mohua një sistem i drejtë. Ju ftoj ta vazhdoni betejën deri në ritkthimin e vlerave të vërteta të sistemit të drejtësisë”, vijoi ai.

“Tashmë një shtyllë vertebrore e shtetit shqiptar është e prerë në mes dhe nuk funksionon”, përmbylli Berisha.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore