Shqipëria

Për 15 mijë familje dyfishohet ndihma ekonomike në Shqipëri


Do të dyfishohet ndihma ekonomike për 15 mijë familje që kanë tre fëmijë nën 18 vjeç.

Lajmin e ka bërë të ditur, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në median sociale, Facebook, pasditen e 3 dhjetorit.

Më herët, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, në deklaratën për media, pas miratimit të projektbuxhetit të vitit 2022, u shpreh se programi i ndihmës ekonomike si një mburojë sociale, “do të ketë rritje me 10 për qind”.

“Do ju dyfishojmë masën e mbrojtjes fëmijëve jetimë. Edhe për gratë e trafikuara dhe të dhunuara, do të ketë një rritje me 3 herë të masës ekonomike”.

Zëri i shëndetësisë është një ndër më të rëndësishmit për sa i përket buxhetit të shtetit në një kohë pandemie COVID-19 dhe për ministren e Shëndetësisë, ai i vitit 2022.

Jo gjithçka po ecën fjollë sipas ministres dhe shumë rrugë për t’u bërë është përpara, por investimet janë në përputhje të plotë me kapitullin e parë të vizionit 2030.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore