Shqipëria

Manastirliu: Ndihma ekonomike do të rritet me 10%


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, në deklaratën për media pas miratimit të projektbuxhetit të vitit 2022, u shpreh se programi i ndihmës ekonomike si një mburojë sociale, “do të ketë rritje me 10 për qind”.

“Do ju dyfishojmë masën e mbrojtjes fëmijëve jetimë. Edhe për gratë e trafikuara dhe të dhunuara, do të ketë një rritje me 3 herë të masës ekonomike”.

Manastirliu gjithashtu bëri me dije se 45 milionë dollarë do të vendosen në dispozicion për shtresat në nevojë në këtë krizë energjie.

“Do të ketë një rritje të buxhetit për personelin mjekësor. Kjo rritje do të jetë në masën 6% për pagat e personelit mjekësor në vitin 2022”.

Ministrja nuk la pa përmendur dhe sigurimin me vaksina.

“Do të vijojmë të garantojmë furnizimin me vaksina, duke vendosur në buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë të gjithë buxhetin e nevojshëm për të garantuar vaksinat e nevojshme”, përmbylli ajo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore