Përballje

Pelicans shkatërrojnë Lakers, Harden me Nets mposhtin Blazers


Mungesa e disa liderëve në NBA, përfundoi me rezultat negativ për disa skuadra.

New Orleans Pelicans përfituan nga mungesat e LeBron James e Anthony Davis dhe shkatërruan ekipin e Los Angeles Lakers me rezultat 128:111.

Çereku i parë filloi i barabartë, por kjo nuk zgjati shumë, pasi deri në fund të çerekut të dytë, Pelicans arritën të marrin një epërsi të lartë prej 13 pikësh.

Pelicans i mungonte Lonzo Ball, ndërsa Lakers i mungonin Davis dhe James.

Dyshja e Zion Williamson dhe Brandon Ingram patën një performancë fantastike, të cilët ishin edhe arsyeja kryesore për fitoren e Pelicans.

Ish lojtari i Lakers, Brandon Ingram nuk tregoi mëshirë për miqtë që i kishte në Lakers, pasi ai shënoi 36 pikë përball mikut të tij Kyle Kuzma.

New Orleans Pelicans kishin gjashtë lojtarë me pikë dyshifrore, por më të mirët ishin Brandon Ingram me 36 pikë, Zion Williamson me 25 pikë, 9 kërcime e 5 asistime dhe Nickeil Alexander- Walker me 18 pikë e 7 kërcime.

Kurse më të dalluarit te Lakers ishin Montrezl Harell me 18 pikë e 6 kërcime, Kyle Kuzma me 16 pikë, 10 kërcime e 7 asistime dhe Dennis Schroder me 15 pikë e 7 asistime.

https://www.youtube.com/watch?v=GCj4r2q8Vyc&ab_channel=MLGHighlights

Në anën tjetër në përballjen mes Brooklyn Nets dhe Portland Trail Blazers, këta të fundit nuk arritën të përfitojnë nga mungesat e Kevin Durant dhe Kyrie Irving.

Ndeshja u përmbyll me fitore të Nets me rezultat 116:112.

Më meritori për këtë fitore të Nets ishte James Harden i cili arriti ta udhëheq ekipin edhe me mungesën e dy liderëve të tjerë.

Portland Trail Blazers në anën tjetër kishin një ekip të kompletuar por nuk arritën t’i bëjnë ballë Nets.

Më të dalluarit te Nets ishin James Harden me performancë fantastike me 25 pike, 7 kërcime e 17 asistime, Jeff Green me 20 pikë dhe Joe Harris me 17 pikë.

Ndërsa te Blazers më të mirët ishin Damian Lillard me 22 pikë e 9 asistime, Enes Kanter me 19 pikë e 19 kërcime dhe CJ McCollum me 16 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=62VWT0Lc_Q4&ab_channel=MLGHighlights

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore