Lajme

Peci: Prodhimet bujqësore janë rritur për 29%, subvencioni është rritur 25%


Ministri i Bujqësisë, Faton Peci. Foto: Albanian Post.

Sipas ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, produktet bujqësore dhe subvencionet janë rritur.

Ai në një takim me shoqatën “Mjedra e Kosovës”, ka mbajtur konferencën e 8-të  “Formimi i së ardhmes në sektorin e mjedrës”, ka treguar për problematikat që po ballafaqohet sektori i bujqësisë.

“Edhe pse e kemi vërejtur një rrënje në vlerën e eksportit në anën tjetër kemi një rritje të produkteve bujqësore 29%, si pasojë e rritjes së çmimit në nivel global të dhënat që i kemi siguruar nga dogana flasin për një eksport në vlerë prej 4.43 milionë euro”, ka thënë Peci.

Ndërsa, prezantoi potencialin e kultivimit të mjedrës në Kosovë, sfidat aktuale të zhvillimit të qëndrueshëm të këtij sektori si dhe risitë në sektorin e mjedrës në nivel global.

“Subvencioni është rritur 25% këtë vit, fokusi jonë ka qenë të dëmet dhe ekonomia familjare 68% e buxhetit duke iu drejtuar këtij programi. Shoqata e Mjedrës është një shoqatë model që duhet ta ndjekur”.

Për dallim nga vitet paraprake, ndarja e subvencioneve në këtë vit po rezulton që të jetë “proces i kënaqshëm” për bujqit, por që akoma vazhdon të ketë përfshirje të korrupsionit në ministrinë e Bujqësisë.

Në dy vjetët e fundit bujqësia është goditur edhe nga rritja e çmimit të naftës, mirëpo ministri i Bujqësisë, Faton Peci kishte bërë të ditur se kanë filluar ta subvencionojnë naftën për bujqit e regjistruar që ushtrojnë aktivitetin e tyre në mënyrë të rregullt.

Më 6 prill kjo ministri, kishte bërë të ditur se sërish e ka shtyrë afatin për aplikim për subvencione.

Sektori privat vazhdimisht është duke u përballur me mungesë të punëtorëve kjo për shkak të disa arsyeve që lidhen me mungesën e kontratës, punën në fundjavë, mos pagesën e orëve shtesë si dhe pagën e ulët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore