Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Kosovë, Faton Peci këtë të shtunë, ka vizituar fermerët në Komunën e Rahovecit dhe Prizrenit, ku është njohur nga afër me ecuritë e veprimtarive të tyre bujqësore e blegtorale dhe me këtë rast i ka siguruar ata se përkrahja institucionale nuk do t’iu mungojë asnjëherë.
Këtë përkrahje Ministri Peci ia siguroi edhe fermerit Selami Haxhimustafa në Komunën e Rahovecit, i cili së bashku me familjen e tij kanë lënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë viteve 90-të, duke u kthyer në vendlindje.
Ky fermer, i cili është kultivues e prodhues i kulturave pemëtare, si dhe i më shumë se 50 mijë fidaneve të specave, domateve, trangujve dhe varieteteve të tyre, është njoftuar nga Ministri Peci me politikat bujqësore të këtij viti, të cilat sigurojnë rritje të prodhimtarisë dhe zgjerim të veprimtarive bujqësore e blegtorale.
“Gjatë këtij viti kemi rritur përkrahjen financiare për shumicën e kulturave bujqësore dhe po ashtu edhe përmes Programit të Zhvillimit Rural do të mundësojmë që fermerët të zgjerojnë dhe të fuqizojnë veprimtaritë bujqësore e blegtorale”, ka thënë Ministri Peci.
Po ashtu, gjatë ditës Ministri Peci në Hocë të Prizrenit ka vizituar fermerin Amid Shala, i cili merret me bletari dhe zotëron rreth 200 koshere me bletë. Me këtë rast, Ministri e ka njoftuar atë edhe me masat mbështetëse të MBPZhR-së për nënsektorin e bletarisë.
“Këtë vit, kemi rritur përkrahjen për bletarinë dhe një koshere bletë përmes Programit të Subvencioneve 2022 do të subvencionohet me 20 euro apo 33% më shumë se vitin e kaluar”, ka theksuar Ministri Peci.
Ndryshe, gjatë këtyre vizitave Ministri i ka njoftuar fermerët më në detaje edhe për masat mbështetëse në kuadër të Programit për Zhvillim Rural për vitin 2022.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Shpresa e fundit e Salvinit qëndron në ndërtimin e një ure për në Siçili
-
Kurti për vizitën dy ditore në Gjermani: Kryefjala e vizitës ishte rëndësia e anëtarësimit të Kosovës në KiE
-
Mes tensioneve për Gazën, shtyhet vizita e Erdogan në Shtëpinë e Bardhë
-
Thaçi: Ëndrra ime është që të gjithë shqiptarët të jetojnë në një shtet
Lajmet kryesore
-
Aksioni i Frontex në Ballkan jep efekt, bien drastikisht kalimet e jashtëligjshme
-
Mbi 14 milionë turistë priten këtë vit, Balla: Policia e Shtetit i ka marrë të gjitha masat
-
Ose të dëgjojë SHBA-të ose të përgatitet për përshkallëzim – zgjedhja i takon Izraelit
-
Kurti për vizitën dy ditore në Gjermani: Kryefjala e vizitës ishte rëndësia e anëtarësimit të Kosovës në KiE