Kosova

PDK-së i dështon përpjekja për debat parlamentar për energjinë


Kuvendi i Kosovës

Një mocion i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) që në rend dite të enjten e 20 janarit në Kuvend të Kosovës të përfshihet si çështje urgjente një debat parlamentar rreth ngritjes së çmimeve të energjisë, nuk e ka marrë përkrahjen e deputetëve të Kuvendit.

Iniciativa e PDK-së mori përkrahje nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), mirëpo përkrahje nuk mori nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e cila qeverisë vendin.

Pro mocionit ishin 31 vota, ndërsa 57 vota ishin kundër.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në arsyetim të kërkesës së partisë së tij, ka thënë se debati shihet “me urgjencë” për shkak të përgjigjeve të Qeverisë.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri

“Kemi paraqitur debat parlamentar duke kërkuar më shumë përgjegjësi dhe informacione nga Qeveria për shtrenjtimin e energjisë”.

“S’e kemi menduar për sot, por duke parë përgjigjet e Qeverisë dhe kryeministrit që thotë ‘ku t’i gjej paratë’, kjo çështje është urgjente”, sipas PDK-së.

Tahiri tutje ka thënë  se “s’ka çështje më të rëndësishme se kjo për të ditur se çfarë drejtimi po merr vendi ynë për këtë krizë energjetike”.

Seanca e Kuvendit është duke vazhduar me pika të tjera të rendit të ditës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore