Lajme

PDK-ja kundër buxhetit të vitit 2024 – s’është buxhet i mirëqenies qytetare


Mërgim Lushtaku

Partia Demokratike e Kosovës nuk do të përkrahë projekt-buxhetin e vitit 2024 me argumentin se buxheti i destinuar për vitin e ardhshëm nuk sjellë asnjë alternativë zhvillimore dhe nuk është buxheti i mirëqenies qytetare.

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës ku po shqyrtohet Projektligji mbi ndarjet buxhetore për vitin 2024, ka shpjeguar se pse partia e tij, nuk është pro këtij buxheti.

“Buxheti i vitit 2024 nuk paraqet kërkesat dhe pritshmëritë e qytetarëve të bizneseve, por as edhe kërkesat e pritshmëritë e organizatave buxhetore, si i tillë duket me i madh në shifër, por në një situatë krize jo vetëm ekonomike ky buxhet i lenë më të varfër qytetarët e Kosovës”.

Planifikimi buxhetor, sipas Lushtakut, jo që nuk ndikon në jetën e qytetarëve, por nuk parasheh asnjë projekt nga i cili qytetarët do të kishin më shumë mirëqenie.

“Mbi 32 për qind të buxhetit do të investohet për të thelluar inflacionin e për të rritur importin. Mbi 32 për qind e buxhetit shtetëror do të shpenzohet pro shkatërrimit zinxhirit të biznese prodhuese e për më pak vende pune”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore