Uncategorized

Patëllxhan të mbushur me djathë


Patëllxhanët e mbushur me djathë të bardhë, janë një pjatë tipike, e freskët dhe shumë e lehtë. Mund të konsumohen të sapo dala nga furra ashtu dhe të ftohta. Provoni ti shoqëroni me pak salcë xaxiqi për një shije akoma më të plotë.

Përbërësit: 4 patëllxhanë të gjatë, 200gr djathë të bardhë, 200ml pana kuzhine, 2 thelpinje hudhra, 1 tufe majdanoz, kripe, piper të zi, vaj ulliri.

Për përgatitjen në fillim i heqim tulin patëllxhanëve. Vazhdojmë i presim në kubik te vegjël dhe i kavërdisim në vaj ulliri bashkë me hudhrën e grirë.

Më pas e përziejmë me djathin e thërrmuar, panen e kuzhines, majdanozin. Duke i rregulluar me kripë e piper, mbushim me to patellxhanët.

I pjekim në furrë të parangrohur në 180°C pë r rreth 30-40 minuta derisa të kenë  marrë një  ngjyrë të bukur në sipërfaqe./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore