Jetesë & Stil

Pas votimit, Vesa Luma zbulon se ka të drejtë vote në tri shtete


Vesa Luma - Artiste

Të dielën e 14 nëntorit, në ditën e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, këngëtarja, Vesa Luma, ka kryer obligimin e saj si qytetare e Kosovës, duke votuar në Shkollën Fillore “Faik Konica”,  ndërsa ka treguar se i kushton rëndësi të veçantë votimit, pa marrë parasysh vendit ku gjendët dhe ka zbuluar se ka të drejtë vote në gjithsej tri shtete.

Fillimisht, ylli i hitit “Jemi dhe s’jemi”, gëzon të drejtë vote në Zelandë të re, ku prej kohësh është zhvendosur për të jetuar me familjen e saj, bashkëshortin artist, Big Basta si dhe djalin e tyre, Liamin.

Por, veç Zelandës së Re, Vesa të drejtë vote ka edhe në Shqipëri, prej ku vjen bashkëshorti i saj, si dhe në shtetin ku është rritur, në Kosovë.

“Unë që nga koha kur kam pasur të drejtë vote për herë të parë e kam kryer këtë obligim dhe nuk besoj që ka ndodhur ndonjëherë që nuk e kam kryer këtë obligim, pavarësisht që kam qenë jashtë”, ka thënë Luma, në një intervistë për Klan Kosova.

Mes tjerash, për Lumën, “procesi demokratik që gjen zhvillim në Kosovë”, është diçka për të cilën ajo ndihet krenare.

“Në Kosovë ka shumë gjëra të mirë, por ka edhe të tilla që kanë vend për përmirësim dhe një prej atyre që jam shumë krenare është procesi demokratik që zhvillohet prej fillimit deri në fund”, u shpreh Luma.

Për fund, Vesa, ka uruar që kryetari i ri Prishtinës, t’i ketë prioritet qentë endacakë dhe komunikacionin e kryeqytetit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore