Lajme

Pas dekadash pritjeje Anwar Ibrahim bëhet kryeministër i Malajzisë


Anwar Ibrahim është betuar si kryeministër i Malajzisë.

75-vjeçari u ngrit nga aktivist studentor në zëvendëskryeministër në vitet 1990, por u burgos me akuza për korrupsion përpara se të kthehej në parlament si lider i opozitës.

Por mandati i tij mund të jetë i trazuar, me rritjen e inflacionit, ngadalësimin e rritjes dhe vendin që vuan pasojat ekonomike nga pandemia.

Tanimë, rivali i tij ish-kryeministri Muhyiddin Yassin e ka sfiduar atë për të provuar shumicën e tij në parlament.

“Anwar është kaq i durueshëm, kaq i qetë”, ka thënë Tammy Chan, një drejtuese e marrëdhënieve me publikun që po feston rezultatin në kryeqytetin e Malajzisë, Kuala Lumpur.

“Ai fitoi zemrat e njerëzve të tillë, të paktën zemrën time”, ka thënë ajo.

Koalicioni i Anwar-it mposhti aleancën kryesisht konservatore etnike-malazeze, në një vend ku raca dhe feja mbeten çështje përçarëse.

Ai, për dekada, ka bërë thirrje për gjithëpërfshirje dhe një rishikim të sistemit politik në vendin multi-etnik.

Malazezët etnikë, të cilët janë kryesisht myslimanë dhe anëtarët e grupeve indigjene së bashku përbëjnë rreth 70 për qind të popullsisë prej afro 33 milionë banorësh.

Kurse pjesa tjetër e popullsisë është kryesisht kinezë ose indianë etnikë.

Anwar-it i është mohuar herë pas here posti i kryeministrit, pavarësisht se ka qenë në distancë goditëse disa herë gjatë viteve: ai ishte zëvendëskryeministër në vitet 1990 dhe kryeministri në pritje në vitin 2018.

Ai ka kaluar gati një dekadë në burg me akuza që ai thotë se ishin të motivuara politikisht dhe synonin t’i jepnin fund karrierës së tij.

Me 82 vende parlamentare, Aleanca e Shpresës doli në krye në zgjedhjet e së shtunës, por i mungonin 112 vendet e nevojshme për një shumicë.

Aleanca Kombëtare e ish-kryeministrit Muhyiddin, fitoi 73 vende.

Aleanca e udhëhequr nga Organizata Kombëtare e Malajzisë së Bashkuar (Umno), e cila ka 30 vende, mbajti balancën e fuqisë.

Sekretari i përgjithshëm i saj, Ahmad Maslan, ka thënë se organi më i lartë vendimmarrës i partisë kishte vendosur të mbështeste një qeveri uniteti që nuk udhëhiqej nga kampi i Muhyiddin-it.

Dhe se partia do të pranonte çdo qeveri uniteti ose çdo formë tjetër qeverisje të vendosur nga mbreti.

Me mbështetjen e të 30 ligjvënësve në aleancën Umno, Anwar ishte në gjendje të siguronte një shumicë.

Marrë nga “The Guardian”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore