Jetesë & Stil

Partnerë të ngjashëm apo e kundërta është më tërheqëse?


Ilustrim

Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet e dashurisë, mbi 80 përqind e njerëzve besojnë se e kundërta të tërheq. Megjithatë, ky është një mit. Në realitet, njerëzit priren të tërhiqen nga ata që janë të ngjashëm me ta.

Është interesante që ky iluzion vazhdon – ka shumë libra që e hulumtojnë këtë temë, dhe shumë njerëz që besojnë se lumturia e dashurisë i pret me dikë që është krejtësisht e kundërta e tyre.

Për të arritur në një përgjigje të vlefshme shkencore, studiuesit bënë hulumtime se cili kombinim i bën më të mirë partnerët romantikë – a është një kombinim i ngjashëm, të ndryshëm apo të kundërt?

Këto tre mundësi quhen hipoteza e homogamisë, hipoteza e heterogamisë dhe hipoteza e komplementaritetit.

Shkencëtarët kanë ardhur në përgjigjen se fitues është homogamia. Më shumë se 240 studime janë kryer që nga vitet 1950 për të përcaktuar nëse ngjashmëritë në qëndrime, tipare të personalitetit, interesa të jashtme, vlera dhe karakteristika të tjera çojnë në tërheqje.

Në vitin 2013, psikologët Matthew Montoya dhe Robert Horton ekzaminuan rezultatet e kombinuara të këtyre studimeve në të ashtuquajturën meta-analizë. Dhe ata kanë vërtetuar se tërheqja e ngjashmërive është aq e fortë sa mund të gjendet në kultura të ndryshme.

Ngjashmëria lidhet me atraktivitetin dhe individët në marrëdhënie të përkushtuara priren të jenë të ngjashëm në shumë mënyra. Individët me nivele të ngjashme arsimimi, burime financiare dhe pamje fizike gravitojnë drejt njëri-tjetrit.

Kështu mbizotëron ngjashmëria, por edhe hipoteza e homogamisë edhe hipoteza e komplementaritetit janë disi të sakta. Përkatësisht, partnerët mund të përpiqen të plotësojnë njëri-tjetrin. Për shembull, njëri bashkëshort mund të jetë i hapur dhe argëtues, ndërsa tjetri është i turpshëm dhe serioz.

Është e lehtë të shihet se si të dy partnerët mund ta shohin tjetrin si ideal – pikat e forta të njërit partner dhe dobësitë e tjetrit mund të balancojnë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore